TEKSTESHQIP

Alban Skënderaj
Pranvera
Lyrics

Një çast dhe asgjë s'është më si dikur
Një fjalë që vrau më shumë se një gur
Një vit që për çdo ditë më shtohet malli
Një jetë porsi i vdekur për së gjalli

Ditë e natë statujë unë qëndroj tek dera
Pres më kot një ditë që të çel pranvera
Bjerë o shi ti bjerë dhe kujtimet laji
Dil o diell ti dil edhe lotët thaji

Një peng për një "më fal" që s'u tha kurrë
Një plagë që mbeti hapur nën lëkurë
Një vit që për çdo ditë më shtohet malli
Një jetë porsi i vdekur për së gjalli

Ditë e natë statujë unë qëndroj tek dera
Pres më kot një ditë që të çel pranvera
Bjerë o shi ti bjerë dhe kujtimet laji
Dil o diell ti dil edhe lotët thaji

DËRGOI:
INFO
Materiali muzikor u përcoll tek audienca e gjerë i kompletuar mjaft mirë edhe me një videoklip, video produksionin e të cilit e punoi Ajola Xoxa. Ky videoklip u publikua më 5 Prill 2024. Autor i muzikës dhe autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë vetë këngëtari, teksa për këngën ka punuar si orkestrues Ervis Çaushi.
Rryma muzikore:
Pop
Renditja:
Top 200