
Alban Skënderaj
Armëpushim
Armëpushim
Vijën melodike dhe tekstin e mori përsipër vetë këngëtari, kënga vjen me arranzhim në bashkëpunim nga Fatjon Miftari, Zech & Leon, ndërsa produksioni audio u krijua nga Fatjon Miftari. Krijimi i ri erdhi i finalizuar dhe i përpunuar tejet mirë edhe me anë të një videoklipi, i cili u krijua nga Fullmoon Production, teksa regjia e videos u mor përsipër nga The Claudia. Premiera është publikuar më 7 Mars 2025. Patjetër që jeta është e bukur me të gjitha sfumaturat e saj. Veshtirësitë, arritjet, uljet dhe ngritjet që ofron na motivojnë te vazhdojmë përpara, por, e vërtetë është edhe që ndonjeherë të gjithë kemi nevojë për pak "Armëpushim". Të marrim frymë thellë e të rigjejmë vetëveten dhe qëllimet që pa vetëdije rrugës mund të kemi humbur. Të jesh veçanërisht i ndjeshëm e të duash të shpërndash dashuri e mirësi në botën që po jetojmë quhet "dobësi" ndaj shpesh herë gjithçka bëhet dyfish më e lodhshme. Kështu ka ardhur kjo kengë, në një moment mbingarkese, ku për mua ashtu si edhe për shumë nga ju një ditë "armëpushim me jetën" eshtë ajo që duhet. Për t’ju rikthyer të nesërmen "betejave", më i motivuar, mbi të gjitha, me i vetëdishjëm.
Teksti :: Song Lyrics
A ka pak kjo jetë vend për ujdi
Se mi bëri palë dhimbjet përmbi
A ka pak kjo zemër mirëkuptim
Si nuk doli kurrë deri më sot në krahun tim
…
A ka pak mëshirë kjo dashuri
Si smë la njëherë i qetë të rri
A ka pak mëshirë ky fati im
Asgjë skërkoj, pak armëpushim
Pak armëpushim
…
A ka pak kjo natë një fije hënë
Se kudo vec pak këmbët më zë
A ka pak ky mal një vend ta di
Sa të mbledh pak forcë dhe
Të vazhdoj këtë rrugë pa kthim
…
A ka pak mëshirë kjo dashuri
Si smë la njëherë i qetë të rri
A ka pak mëshirë ky fati im
Asgjë skërkoj pak armëpushim
Pak armëpushim
Se mi bëri palë dhimbjet përmbi
A ka pak kjo zemër mirëkuptim
Si nuk doli kurrë deri më sot në krahun tim
…
A ka pak mëshirë kjo dashuri
Si smë la njëherë i qetë të rri
A ka pak mëshirë ky fati im
Asgjë skërkoj, pak armëpushim
Pak armëpushim
…
A ka pak kjo natë një fije hënë
Se kudo vec pak këmbët më zë
A ka pak ky mal një vend ta di
Sa të mbledh pak forcë dhe
Të vazhdoj këtë rrugë pa kthim
…
A ka pak mëshirë kjo dashuri
Si smë la njëherë i qetë të rri
A ka pak mëshirë ky fati im
Asgjë skërkoj pak armëpushim
Pak armëpushim
DËRGOI:
- Publikimi: 07/03/2025
- Ora: 18:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Video produksion:
- Producent:
- Regjisor video:
Komente 0