Alban Skenderaj
Aulona
(Feat. Timo Flloko)
Aulona
(Feat. Timo Flloko)
Për muzikën e këngës ka punuar si kompozitor Alban Skënderaj, për fjalët e këngës janë zgjedhur vargjet e shkruara nga Alban Skënderaj & Timo Flloko, ndërsa okestracioni u punua nga Erjet Barbullushi.
Teksti :: Song Lyrics
A e mban mend kur rendnim unë dhe ti valëve të detit
Yjet dhe Hënën për ty si stoli unë ia rrembeja qiellit
E të premtoja sa t'kem frymë ty do të mbaj
ndjenjën më të çmuar
E që kur heshtja na tha lamtumirë, asgjë s'ka ndryshuar
E ndonëse unë larg teje sonte si një
gjethe vjeshte rri
Më qeshin sytë kur të shoh më të bukur, krenare e veshur plot hijeshi
E ndonëse bashkë jetuam si në ëndrra veç një copëz jetë
Unë përjetësisht të përkas ty në heshtje njësoj ashtu siç ti më përket
E imja je Aulona
Zemra ty të thërret në orët e vona
E imja je Aulona
Le të mbërrijë tek ti të paktën jehona
E imja je Aulona
Premtoj kjo këngë do mbetet vetëm e jona
Se ti je mbretëreshë e shpirtit tim
Asgjë pa ty nuk ka kuptim
Si një endacak bridhja rrugëve pa mbarim
I gdhija netët anës detit, në bregun e fatit tim
E donim njëri-tjetrin, si era me detin
Sa herë stuhija kanosej, dashuria jonë ecte mbi dallgë e s'fundosej
Sa i kam dashur ato perëndime të vona
Ku kish një tjetër dashuri si e jona
Të kujtohet kur lëshoja balona, që të mbërrinin në qiell me erën,
ëndrrat me inicialet tona..?
Rrugët ku endeshim atëherë kanë gjurmët e historive tona
Sa herë vij tek ti kam mall, kur iki prej teje dëshpërim
Ti më mësove se largësia, e vë në provë dashurinë!

- Publikimi: 21/09/2025
- Ora: 23:04
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Featuring:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Erjet Barbullushi
Komente 0