>
BIOSHQIP

Albana Azizi (Thaila), Kënga E Re Me Dj Mark Main

05-04-2013
Këngëtarja shqiptare, por që jeton në Zvicër, Albana Azizi, ka relizuar këngën e re që titullohet “Tonight” dhe që do të publikohet së shpejti për publikun evropian.
Albana ka konfirmuar se e ka realizuar këngën e re në bashkëpunim me deejay të njohur zvicëran, Dj Mark Main. Ajo zbulon se pasi kënga është realizuar në Zvicër, videoklipi do të realizohet në Kosovë.

“Kam realizuar një këngë me produksionin zvicerano-italian, “4Difference”. Kënga titullohet “Tonight” dhe tekstin e kam shkuar unë, kurse muzikën dhe orkestrimin e ka realizuar Giuseppe Martellotta. Jemi në bisedime për nënshkrimin e kontratës me produksionin “4Difference”.

“Kënga e re është e realizuar bashk me Dj Mark Main, i cili është nga Winterthuri. Ai është deejay i njohur në Zvicër dhe gjithë Evropën edhe pse ka një moshë të re. Që të dy jemi të kënaqur me këtë bashkëpunim”.

“Pasi kënga është realizuar në Zvicër, vendosëm që videoklipin ta bëjmë në Kosovë, teksa këtë e ka pranuar pa problem Mark Main. Videoklipin do ta punojë ThinkCreative”, ka thënë Albana.
(Telegrafi)

Albana Azizi (Thaila), Kënga E Re Me Dj Mark Main