TEKSTESHQIP
Albana Mesuli & Genc Muhja - Lule Të Bukura Sjell Pranvera
Albana Mesuli & Genc Muhja
Lule Të Bukura Sjell Pranvera

Teksti :: Song Lyrics
Gur' dashniet je o vashë për mu,
Je burim i lumtunisë.
Or't ma t'bukra me ty kam kalu,
N'kraht e tu tuj u molisë. (përkdhel)

O sa andrra, sa kujtime
Ka prej tejet zemra ime,
Që na lidhën mos me u nda,
Syn' i han's veç i ka pa.

Lule t'bukra sjell pranvera,
Bashk' me ty dhe g'zime tjera,
Dalim fushash me i shiju,
Un' me ty e ti me mu.

Sonte hana djal asht tuj m'diftu
Për shum' t'rinj si un e ty.
Ndoshta me zili asht tuj t'shikju
Se s'ka shok n'dashni me shfry.

O sa andrra, sa kujtime,
Ka prej tejet zemra ime,
Që na lidhën mos me u nda,
Syn' i han's veç i ka pa.

Lule t'bukra sjell pranvera,
Bashk' me ty dhe g'zime tjera,
Dalim fushash me i shiju,
Un' me ty e ti me mu.

Çifte t'bukra sonte paskan dalë,
Me zili rrin' tuj shikju.
N'krah' sho-shoqit i flasin t'amlat fjalë,
T'lum si sot gjithmonë me shku.

O sa andrra, sa kujtime,
Ka prej tejet zemra ime,
Që na lidhën mos me u nda,
Syn' i han's veç i ka pa.

Lule t'bukra sjell pranvera,
Bashk' me ty dhe g'zime tjera,
Dalim fushash me i shiju,
Un' me ty e ti me mu.
Komente 0