TEKSTESHQIP
Biografia
Albulena filloi të merrej me muzikë prej kur ishte e vogël. Ajo është nga Prizreni dhe prej kohësh jeton në Zvicër. Ëndrra më e madhe e saj ishte gjithmonë ti kapte dhe ti mbërrinte majat e top- listave shqiptare, dhe këtë ajo e arriti me shumë punë dhe shumë sakrificë. Disa nga këngët e saj janë bërë hite dhe dëgjohen kudo, e kjo falë punës dhe angazhimit të këngëtares në fjalë. Albulena përveq këngëve solo ka dhe disa bashkpunime të suksesshme si me: Meti Malokun, Gasson, Bleron, Majestyn, Vani Ukajn, etj, këngë këto që i sollën më shumë sukses në karrierën e këngëtares. Tani që është e dashur dhe e pëlqyer nga publiku shqiptar, Albulena patjetër që ka menduar për projekte më të suksesshme se që i ka pasur.

Albulena: "Sot e shikoj veten përmes vajzës së vogël që kam qenë dikur. Ajo vajzë e vogël kishte një zemër plot ëndrra dhe një zë që donte ta dëgjonte bota. Nuk e dinte sa e gjatë do të ishte rruga, sa sakrifica do të kërkonte dhe sa herë do të duhej të luftonte për të mos hequr dorë. Jeta më mësoi shumë gjëra… më mësoi të rrëzohem, të ngrihem përsëri, të besoj edhe kur gjithçka dukej e pamundur. Por mbi të gjitha më mësoi të mos e harroj kurrë vajzën e vogël brenda meje që ëndërronte të këndonte me shpirt. Sot këndoj jo vetëm me zërin tim, por me gjithë historinë time, me çdo lot, çdo sakrificë dhe çdo ëndërr që nuk e lashë të vdesë.".

Kontribuan:
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}