TEKSTESHQIP
Amariliz Percakaj - Mbrëmje Në Plazh
Amariliz Percakaj
Mbrëmje Në Plazh

Muzikën dhe orkestrimin e punuan Aleksandër Kolshi, teksa këngën e punoi Irma Kurti.
 Çmimi i dytë i publikut në Festivalin e Këngës për Fëmijë BILBILAT E KORABIT, Dibër, Maqedoni, 2024
Teksti :: Song Lyrics
Mbrëmja vishet plot me dritë,
jemi mbledhur sot në plazh,
shkollën ne sa mbaruam
dhe ndihemi të lirë
porsi zogj në fluturim.
Gjurmët tona mbi rërë
hëna nga lart shikon
në çdo verë plazhi na fton.

Refreni:
Eja me ne,
së bashku të festojmë,
duart t’i bashkojmë,
të këndojmë gjer natën vonë.
Eja me ne,
së bashku të festojmë,
duart t’i bashkojmë,
të këndojmë gjer natën vonë.

Bum bum bum bën orkestra
kur buzë detit ne vallëzojmë,
nuk dua të mbarojë festa
tingujt, ritmi bum bum bum.

Stinë e verës kur troket
kudo ka veç gjallëri,
notat e këngës sonë
me ritmin e valëve
shkrihen në një melodi.
Dallga vjen në breg,
shkumë të bardhë
hedh mbi ne,
sikur lehtë na përkëdhel.

VIDEOKLIPE

Komente 0