>
BIOSHQIP
Biografia
Andin Randobrava është i biri i kompozitorit të shquar Reshat Randobrava, fakt ky që përbën një pjesë të konsiderueshme justifikuese për dashurinë e madhe që ka Andini për muzikën.Këtë ndjenjë të pastër artistike filloj ta shprehte qysh herët, atëherë kur kishte vetëm 3 vjeç dhe nga fjalët e para që i mësoi ishte: PIANO, instrumentin në të cilin për herë te parë luajti nga kjo moshë. Me kalimin e viteve,dashuria e tij jo vetëm për instrumentin (pianon), por muzikën përgjithësisht, kultivohej duke u bërë edhe më e madhe e duke zënë rrënjë thellë në shpirtin e zemrën e tij. Ka mbaruar shkollën e ulët e të mesme të muzikës në Prishtinë. Rrugë relativisht e gjatë po që fundin e ka shumë larg, e ka larg se Andini ka edhe shumë për të bërë, dhe garancë për këtë është dëshira, vullneti dhe çasja e tij serioze e profesionalë në gjithçka bën. Nësë I referohemi një lloj retrospektive të punës së gjertanishme të kompozitorit Andin Randobrava,kalojmë ndër vite dhe tregojmë disa nga sukseset e tij në fushën e komponimin dhe orkestrimit të këngëvë që janë 100 % punë e studios që udhëhiqet prej tij e që mban emrin “Randobrava Records”.

Pjesëmarrjet në manifestime të ndryshme me përmbajtje muzikore:
1995 – Për herë të parë merr pjesë në një festival të këngës dhe atë në festivalin Show fest, si kompozitori më i ri I këtij edicioni. Atëherë kishte vetëm 16 vjeç. Kënga me titull “Pse më mundon”, e komponuar nga Andini, u interpretua nga Anita Vukpalaj dhe u plasua deri në natën finale.
1996 – Merr pjesë për herë të dytë si kompozitor në Show Fest. Kënga e tij u interpretua nga Elizabeta Qarri dhe Arian Rexhepi.
1997 – Pjesëmarrja e tij e tretë në festivalin e këngës Show Fest kishte për intepretuese këngëtaren Anita Xhakli.
2001 – Kompozitor I këngës “Drakulla” në festivalin e këngës Polifest.
2003 – Si orkestrues në festivalin e këngës Show Fest.
2007 – Kompozitor I këngës “Pa lamtumirë”, në festivalin e këngës Lyra Fest.

Çmimet e fituara:
2001 – Vendi I parë si kompozitor e orkestrues në Polifest me këngën “Drakulla”, në interpretim të Rinesa Deshishku.
2003 – Vendi I parë si orkestrues në Shoë Fest.
2004 – Vendi I parë si kompozitor e orkestrues në Polifest me këngën “Hajde,hajde”, në interpretim të Monika Salihu.
2007 – Vendi I parë si kompozitor e orkestrues në Lyra Fest me këngën “Pa lamtumirë”, në interpretim të Valbona Brajshori.

Andin Randobrava ka realizuar edhe shumë këngë për fëmijë. Nga sukseset e shumta veçojmë shpalljen hit I vitit të këngës “Qikë për merak”, e shumë e shumë këngë të tjera për këtë grupmoshë.Përveq kesaj Andini ka krijuar edhe muzik per teater per shum shfaqje e ne veqanti duhet permendur muziken e monodrames se mentor zymberajta aktori ne kuti i cili deri me tani Kosovës i ka sjell 17 qmime nderkombtare,poashtu edhe ne fushen e muzikes klasike Andini ka të realizur poemën e tij simfonike ne g-minor e dhum e dhum vepra të tjera. Ka prodhuar hite për emra si: Adelina Ismajli, Zanfina, Sabri Fejzullahu, Tingulli I 3nt, Hija e jetës, Gili, Leonora Jakupi etj.

"Randobrava Records" u themelua në vitin 1997 dhe qysh atëherë vepron si studio produktive muzikore shumë profesionale, përmes një platforme njerëzish professional që nga komponimi, orkestrimi, zërat kthyes e deri tek tekstshkruesit. “Randobrava Records” sot funksionon si N.P.SH dhe merret me menaxhimin komplet të talenteve të rinjë të cilët dëshirojnë të bëhën pjesë e estradës sonë muzikore duke përfshirë përbrenda një pakoje punimin e këngëvë të përmbledhura në një album, dizajnimin e kornizes së albumit,ëeb faqen përsonale të këngëtarit përkatës, spotet, billbordat e deri tek publikimi në TV i spoteve të realizuara. Në një llojllojshmëri zhanresh muzikore në punimet që mbajnë firmën e Randobrava Records hyn edhe muzika për film e teatër, muzikë që Andini ka filluar ta realizojë qysh para periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Pasioni për muzikë filmi e teatri është I pashtërrshëm. “Randobrava Records” bën edhe punimin e audio-reklamave. “Randobrava Records” ka shtrirë aktivitetin e tij duke u bërë pjesë e mbrëmjeve muzikore me muzikë LIVE, në përcellje të këngëtarëve të njohura si: Teuta Kurti, Flaka Krelani etj.)

Më datë 13 Prill 2012, Noga publikojnë videoklipin "Ket Nat", në bashkëpunim me Andin Randobrava. Videoklipi u prodhua nga Pulla. Me këtë këngë, Noga marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 në vitin 2012.

Më datë 22 Tetor 2012, Noga publikon videoklipin "Vetem Ti", në bashkëpunim me Andin Randobrava. Muzika e këngës u punua nga Andin Randobrava, Nurteel, teksti u shkrua nga Andin Randobrava, Nurteel. Videoklipi u prodhua nga Think Creative.

Më datë 11 Maj 2013, Andin Randobrava & Granit Pacolli publikojnë videoklipin "Kjo Zemer".

Më datë 30 Mars 2014, Andin Randobrava publikon videoklipin "Me Kujtohet".

Më datë 14 Maj 2014, Andin Randobrava publikon videoklipin "Kthehu Ti", në bashkëpunim me BlackLion.

Më datë 22 Tetor 2014, Andin Randobrava publikon videoklipin "Mos Me Le Vet".

Më datë 13 Maj 2015, Elfete Sherifi publikon videoklipin "Mos Me Genje", në bashkëpunim me Andin Randobrava.

Më datë 1 Dhjetor 2017, Noga publikon videoklipin "Mos Harro", në bashkëpunim me Andin Randobrava.

Më datë 10 Janar 2020, Andin Randobrava & Ibish Shala publikojnë videoklipin "Pse Më Le".

Më datë 13 Janar 2020, Noga publikon videoklipin "Kujtimet", në bashkëpunim me Andin Randobravën. Muzika e këngës u punua nga Andin Randobrava, ndërsa teksti u shkrua nga Andin Randobrava & Noga.

Më datë 31 Janar 2020, Andin Randobrava & Ibish Shala publikojnë videoklipin "Bye Bye Dashni E Vjetër".

Më datë 8 Shkurt 2020, EMA publikon videoklipin "Vetem Ti", në bashkëpunim me Andin Randobravën.

Më datë 6 Janar 2021, Noga publikon videoklipin "Pse", në bashkëpunim me Andin Randobravën.

Më datë 4 Mars 2021, Eli publikon videoklipin "Hey A Po Kcen", në bashkëpunim me Andin Randobravën.

Më datë 8 Prill 2021, Eli publikon videoklipin "Na Mo S'jemi", në bashkëpunim me Andin Randobravën. Muzika e këngës u punua nga Andin Randobrava.

Më datë 19 Maj 2021, Eli publikon videoklipin "Leyla", në bashkëpunim me Andin Randobravën.

Më datë 24 Qershor 2021, Andin Randobrava publikon videoklipin "Seniorita", në bashkëpunim me Elin. Muzika e këngës u punua nga Andin Randobrava, ndërsa teksti u shkrua nga Eli (Elvis Skeraj) & Andin Randobrava.

Më datë 25 Prill 2023, Eli publikon videoklipin "Super Lady", në bashkëpunim me Andin Randobravën. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Eli (Elvis Skeraj) & Andin Randobrava.
DËRGOI: