Biografia
PASAPORTA:
Gjatësia: 1.67m
Pesha: 60kg
Ngjyra e syve: E kaftë
Ngjyra e flokëve: E zezë
Muzika e preferuar: R&B
Këngëtari/ja i/e preferuar: Beyonce Knowles, Gloria Estefan, Sting, Stevie Wonder
Filmi i preferuar: Vanilla Sky, Original Sin
Aktori/ja i/e preferuar: Angelina Jolie, Tom Cruise
Vendi më i preferuar për dalje: Anja, Skupi, Te Kaça
Pija e preferuar: Tonik
Ngjyra e preferuar: E kuqe, e kaltërt (ngjyrë qielli) dhe e gjelbërta
Profesioni momental: Këngëtare
Talenti sekret: Vizatimi i karikaturave
Sporti i preferuar: Tenisi, Noti
Sportisti/ja i/e preferuar: Andrea Agasi, Ana Kurnikova
Hobi: Shkrimet
Moto juaj: Për diçka që je i sigurtë në jetë, çdo herë lufto
Stili i veshjes: Preferoj stilin oriental
Menaxheri: Albert Poloska
Kompania inçizuese: Studio "Wizard" - pronë e Artan dhe Ardian Kastratit
arrierën e saj e ka nisur shumë e re në moshë duke u ngjitur për herë të parë në skenë në moshën 13 vjeçare në festivalin Nota Fest 1995, bashkë me artistë të tjerë të mëdhenj dhe ajo njihet si pjesëmarrësja më e re në moshë në një festival për të rritur. Por, ka qenë zëri dhe potenca e saj që i dhanë asaj të drejtën që të ngjitet në skenë dhe të përfitoj zemrat e publikut duke u shpërblyer edhe me çmimin për interpretim më të mirë për këngën "Një çik dashuri".
Në Janar 1996, Leonora Poloska merr pjesë në Nota Fest 1996 me këngën "Ikin Po Ikin". Karriera e saj është kurorëzuar me çmimin e parë të jurisë së këtij festivali për këngën "Ikin po ikin", çmim i cili atë vit iu nda edhe këngëtarit Selami Kolonja.
Në Nëntor 1998, Leonora Poloska merr pjesë në Nota Fest 1998 me këngën "Pika Shi Në Zemër". Pas dy viteve i rikthehet përsëri festivalit, ku përsëri fiton çmimin për interpretim më të mirë.
Në Nëntor 1999, Leonora Poloska merr pjesë në Nota Fest 1999 me këngën "Engjujt E Fantazmës", ku shpallet edhe fituese e çmimit të parë të festivalit me këtë baladë të fuqishme.
AUTOBIOGRAFI:
Muzika për mua është një univers i gjerë, i cili kërkon hulumtim të madh dhe investigim, prej të cilit gjithmonë zbulohen mundësi dhe kolorit ngjyrash, dhe në një mision të tillë gjatë këtij evoluimi shumë vjeçar, sendet e reja janë të pashmangshme, që do të thotë asnjëherë nuk krijohet monotoni, por çdo ditë e re sjell diçka të re. Në momentin kur kuptova se çka dua, u krijua një relacion i pandarë, i ngushtë dhe qysh në fillim iu dorëzova plotësisht asaj ndjenje që nuk më zhgënjeu në asnjë moment. Fillimisht kreva filloren në Shkollën “Liria”, në Shkup, kurse më pas u regjistrova në Shkollën e muzikës “Ilija Nikollovski”, duke mos pasur kurrfarë bazë muzikore më parë (ne aspektin e notave apo çfarëdo lloj lënde ose njohje të ndonjë instrumenti) që ishte pak vështirë dhe pas asaj vazhdova studimet në Fakultetin e Arteve Muzikore, po ashtu në Shkup. Frymëzimi buron nga familja e babait, e cila traditë, brez pas brezi, ka kultivuar këngën toske, po ashtu edhe familja nga ana e nënës, ku gjakovarët kultivojnë muzikë shumë të mirëfilltë dhe pothuajse çdo gjakovare di të këndoj, gjithashtu që ky kombinim jo-ordiner ka bërë të veten. Pastaj, më vonë frymëzimin e kam marrë nga skena mbarëkombëtare, duke sublimuar në atë mënyrë të gjitha këto zhanre dhe duke i sistematizuar në një stil autentik. Origjina ime shqiptare zë vend kryesor, sepse nuk kufizohet nga një zhanër të vetëm, por laramani stilesh prej të cilave hapen mundësi e norma krijuese.