TEKSTESHQIP
Andos - Mos Ma Kujto
Andos
Mos Ma Kujto

Komponimi, arranzhimi dhe produksioni audio u realizua nga vetë këngëtari, teksa poeti që ka frymëzuar këtë këngë është Dritero Agolli. Duke patur parasysh impaktin pozitiv që përfitohet, produkti në fjalë lansohet tek publiku i plotësuar me shije edhe me anë të një klipi muzikor, për video produksionin e të cilit u përkujdes Ardit Muhaxhiri. Kjo video premierë është transmetuar me datë 22 Maj 2025 dhe shumë shpejt ngjalli tepër kureshtje.
Teksti :: Song Lyrics
E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,
Për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!
Për shembull më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,
Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

Për shembull më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,
Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!
Për shembull pesova diku një disfatë, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’më zinte me ditë e me natë, mos ma kujto!

Mos ma kujto kur zemrën e kam t’vrarë
Mos ma kujto kur t’thirrja si i marrë
Mos ma kujto edhe kur nuk të kam dasht
Mos ma kujto, Mos ma kujto kurr më ate natë

Për shembull më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,
Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!
E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!
Kur më shihje rrugës ngadalë
Me plot dhimbje e plot mall
Edhe atë trishtimin tënd atë natë
O Të lutem mos ma kujto, mos ma kujto

Mos ma kujto kur zemrën e kam t’vrarë
Mos ma kujto kur t’thirrja si i marrë
Mos ma kujto edhe kur nuk të kam dasht
Mos ma kujto, Mos ma kujto kurr më ate natë

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0