Anila Jonuzi
E Kam Një Sekret
E Kam Një Sekret
Këngën e kompozoi Luan Zhegu, për fjalët e këngës punoi Arben Duka, ndërsa okestracioni është përshtatur nga Miron Kotani & Jean Musy.
Teksti :: Song Lyrics
Shkoj e vij në rrugë krenare,
kam unë një sekret
Veç një fjalëz lozonjare,
më ndez porsi det
Shkoj e vij në rrugë krenare,
eci me nxitim
por një fjalëz lozonjare,
si vesa me shkrin
A ka lule që s'do dritë, edhe kaltërsi?
A ka vajzë që rron një ditë, kur s'ka dashuri?
Se dashuria është një rrjetë, Zoti vetë e thur
Mos u fshih në atë rrjetë, do biesh ti dikur
I dua ledhatimet dhe ngacmimet
I dua psherëtimat pa kufi
Se unë jam, se unë jam, se unë jam
Një vullkan i pashuar...
kam unë një sekret
Veç një fjalëz lozonjare,
më ndez porsi det
Shkoj e vij në rrugë krenare,
eci me nxitim
por një fjalëz lozonjare,
si vesa me shkrin
A ka lule që s'do dritë, edhe kaltërsi?
A ka vajzë që rron një ditë, kur s'ka dashuri?
Se dashuria është një rrjetë, Zoti vetë e thur
Mos u fshih në atë rrjetë, do biesh ti dikur
I dua ledhatimet dhe ngacmimet
I dua psherëtimat pa kufi
Se unë jam, se unë jam, se unë jam
Një vullkan i pashuar...
- Publikimi: 18/12/2003
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Miron Kotani
Jean Musy
Komente 0