TEKSTESHQIP
Anita Bitri - Dashuria E Parë
Anita Bitri
Dashuria E Parë

Kënga vjen e kompozuar nga Flamur Shehu, ndërsa tekstin e shkroi Jorgo Papingji.
 Ne Festivalin e 29-të te Këngës në RTSH, ne dhjetor të vitit 1990, Anita vlerësohet me çmimin e parë, me kengen "Dashuria e Parë", kompozim i Flamur Shehut dhe teksti Jorgo Papingji. Në këto vite triumfi Anita pranohet si këngëtare profesioniste në trupën e Teatrit të Estradës Vlorë. Më pas ajo korr një sukses të jashtëzakonshëm në shkallë kombëtare me koncertet e saj recitale të titulluara "Anita".
Teksti :: Song Lyrics
Dashurinë e parë kush nuk e provoi,
Dhimbjen që la pas kush nuk e këndoi,
E këndoi, e këndoi…

Ku shkuan fjalët që m'i thoshje me aq zjarr,
Ku shkuan lulet që m’i sillje plot me vesë?
Ku fluturoi dashuria jonë e parë,
Ku shkoi motivi që më zgjonte çdo mëngjes?
Një këng' e vetme jo nuk është rinia,
Por veç një dhimbje kam e do ta them,
Dhe një prej këng've është dhe dashuria
Dhe këng' e saj ushton si një refren.

Jo nuk e besoj nuk është e lehtë që ta mohoj,
Kurr' dashurin' e parë, jo nuk e harroj.
Mos më thuaj s’më ndihmon,
Asnjeri s’do ta besojë.
Kur t’vijë nata do të vijë vet’ të takoj.
Të takoj, të takoj..

Ku shkuan fjalët që m'i thoshje me aq zjarr,
Ku shkuan lulet që m’i sillje plot me vesë?
Ku fluturoi dashuria jonë e parë,
Ku shkoi motivi që më zgjonte çdo mëngjes?
Një këng' e vetme jo nuk ësht' rinia,
Por veç një dhimbje kam e do ta them,
Dhe një prej këng've ësht' dhe dashuria
Dhe këng' e saj ushton si një refren.

Jo nuk e besoj nuk ësht' e lehtë që ta mohoj,
Kurr' dashurin' e parë, jo nuk e harroj.
Mos më thuaj s’më ndihmon,
Asnjeri s’do ta besojë.
Kur t’vij' nata do të vijë vet’ të takoj.
Të takoj, të takoj..

Dashurin' e parë kush nuk e provoi,
Dhimbjen që la pas kush nuk e këndoi,
E këndoi, e këndoi…

DËRGOI:
Komente 2