TEKSTESHQIP

Anita Take
Mjekut
Lyrics

Me bluzën e bardhë afrohesh ngadalë
Pranë dhembjes që çlodhet në gjumë
Ti sjell rreze drite kur hyn në spital
sjell jetën që rrjedh si një lumë

(2 herë)
I qeshur, i dashur, i ëmbël ti flet
pa u mposhtur qëndron në shtrëngatë
për të ardhmen e ndritur kur jeta thërret
ti lodhje s’ndjen ditë as natë

REFRENI
Për zemrën dhe ndjenjat fisnike
për duart e arta që ke
Me mirënjohje ty të kujtojnë
për ty këndojmë ne

Ti vjen si një dritë që ëndrrën largon
dy sy po të presin plot shpresë
Me vdekjen mizore ti ashpër lufton
që foshnja e pafajshme të mos vdesë

(2 herë)
Kur sytë të qeshur ri-zgjohen pastaj
dhe vdekja largohet trishtuar
Një nënë puth foshnjën puth shpirtin e saj
dhe ty të mendon e gëzuar

REFRENI
Për zemrën dhe ndjenjat fisnike
për duart e arta që ke
Me mirënjohje ty të kujtojnë
për ty këndojmë ne

Me punën fisnike ti zemrat pushton
sa njerëz gjer sot ke shpëtuar
Ndaj kënga e ime për ty sot jehon
ti je si një zjarr i pa shuar

(2 herë)
Me ndjenja të pastra kushdo të kujton
për gruan, për nënën, fëminë
Të duam se shpresat dhe ëndrrat na mbron
ti na rikthen lumturinë

REFRENI
Për zemrën dhe ndjenjat fisnike
për duart e arta që ke
Me mirënjohje ty të kujtojnë
për ty këndojmë ne

DËRGOI: