TEKSTESHQIP
Anxhela Peristeri - Me Ty Do Dehem
Anxhela Peristeri
Me Ty Do Dehem

Publiku shqiptar çmon shumë edhe aspektin viziv, ndaj projekti muzikor u paraqit online i plotësuar nga ana vizuale edhe me anë të një klipi muzikor, i cili u publikua me datë 5 Shkurt 2022. Kompozimin dhe tekstin e punoi vetë këngëtarja, teksa për këngën ka punuar si orkestrues Mario Bregu.
Teksti :: Song Lyrics
Sot më përqafo,
E më ngushëllo që jam në këtë jetë.
T’kam bërë unë ty me faj
Kur faji jam unë vet’.
Sot dhimbjen mu’ma puth
E kokën ti m’a mbaj.
Në zot unë të betohem:
Kurrë më nuk do qaj!

REF.:
Sot me ty...Do dehem.
Paramando sa kam nevojë tek ti të prehem.
E mos më thuaj se nuk jam ajo që doje,
Se s’kam jetuar një sekondë qëkur e thoje.
E me ty do mbetem.
Lëkurën tënde do ndez zjarr edhe do tretem.
Se nuk të ndan asgjë në botë ty më nga unë.
E kam kuptuar që në fakt të dua shumë.

Sot unë kam vendosur të mos vuaj më pa takt!
Sot nuk do rri më pa ngrënë asnjë vakt.
Nuk do endem rrugëve më deri në mëngjes.
Sonte unë sërish nuk dua më të vdes.

REF.:
Sot me ty...Do dehem.
Paramando sa kam nevojë tek ti të prehem.
E mos më thuaj se nuk jam ajo që doje,
Se s’kam jetuar një sekondë qëkur e thoje.
E me ty do mbetem.
Lëkurën tënde do ndez zjarr edhe do tretem.
Se nuk të ndan asgjë në botë ty më nga unë.
E kam kuptuar që në fakt të dua shumë.

DËRGOI:
Komente 0