TEKSTESHQIP
Arben Emini - Dijetari Dhe I Dehuri
Arben Emini
Dijetari Dhe I Dehuri

Krijimi muzikor erdhi i finalizuar tek audienca e gjerë i ilustruar me shije me videoklip, video produksioni i të cilit u përgatit nga Bunjamin Kurtishi. Videoklipi u publikua më 13 Nëntor 2022. Melodia dhe teksti u krijua nga Kreshnik Avdiu, autor i orkestrimit është Mevlan Kurtishi, ndërsa për produksionin u kujdes Sweven Records.
Teksti :: Song Lyrics
I
Ku jetonte dijetari
Kishte një komshi
Një komshi që për çdo natë
Dehej me raki

Ai i dehur bënte zhurmë
Ishte bêrë pengesë
Thoshte askush nuk më do
Jam njeri i pashpresë

E dëgjoi Ebu Hanife
Por asgjë nuk tha
As nuk shkoi ta gjykonte
Por të qetë e la

Ai nuk ndalej asnjë natë
I dehur çdoherë
Nisën ta gjykojnë të shkretin
Komshitë e tjerë

Disa netë zhurma pushoi
Pushoi për çudi
Pyeti ebu hanife
Për komshinë e tij

Çka ka ndodhur me komshiun
S'ia dëgjoj atë za
Shkaku se ka borgje t'mdha
Ai në burg ka ra

Dijetari te gjykata
Borgjet ia pagoi
Shkoi dhe e nxori nga burgu
Edhe i tregoj

I tregoj se n'këtë dynja
E mira jeton
Dije vlla komshiu yt
Me zemër të don

I
MOS I GJYKO NJERËZIT
SAHERË QË GABOJNË
ZOTI UDHËZON ZEMRAT
KUR NUK E MENDOJNË
ZGJOJE ZEMRËN TËNDE
ZGJOJE PAK MËSHIRË
NDALO NGA E KEQJA
VEPRO NË TË MIRË

II
Kur u kthye te shtëpia
Komshiu mendoi
Kush jam unë fakiri
Pse ai më ndihmoi

Asnjëherë s'ma theu zemrën
Fjalë t'keqe s'më tha
Çka e bëri dijetarin
Borgjet me mi la

Menjëher i ngriti duart
E bëri dua
Falëm Ti o i Madhëruar
Falëm o Allah

Ndryshimin e gjynahçarit
Komshitë e kanë v'rejt
I penduar vazhdoi jetën
Në rrugën e drejt

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0