TEKSTESHQIP
Arben Emini - Dashni
Arben Emini
Dashni

Kompozitori i këngës dhe autor i fjalëve të tekstit është Kreshnik Avdiu, kënga vjen me orkestrim nga Mevlan Kurtishi, ndërsa producentë të këngës rezultojnë të jenë Sweven Records. Materiali është përcjellë tashmë i ilustruar në sferën vizuale edhe me klip muzikor, video produksioni i të cilit është përgatitur nga Galaktika Pictures, teksa u xhirua me regji nga Bunjamin Kurtishi. Video premiera u publikua më 22 Janar 2023.
Teksti :: Song Lyrics
REF:
DASHNI
A KA N'ZEMRAT TONA PAK DASHNI
O PSE URREJTJA SHTOHET PËR ÇUDI
PSE VLLAU SI FLET VLLAUT NUK E DI
E ME NJE SAF FALEN NË XHAMI

I
Pse nuk po flet vllau me vlla
A ka ma keq a keni pa
Ku mbet dashnia për Allah
urrejtja n'zemër vend ka ba

Vllau me vlla n'xhami me u pa
E as selam mes tyre s'ka
Selam me tjerët për çdo për ditë
E vllait s'do me ja pa sytë

REF:
DASHNI
A KA N'ZEMRAT TONA PAK DASHNI
O PSE URREJTJA SHTOHET PËR ÇUDI
PSE VLLAU SI FLET VLLAUT NUK E DI
E ME NJE SAF FALEN NË XHAMI

II
Ku është mëshira ku na mbet
A thu a nuk synojmë Xhennet
Pajtoni zemrat me dashni
Per hatër t'Zotit o vllazni

Kush e urren vllaun e vet
E as me gojë jo nuk i flet
Le ta din sot e njëmijë vjet
Kjo nuk êshtê rruga pêr Xhennet

REF:
DASHNI
A KA N'ZEMRAT TONA PAK DASHNI
O PSE URREJTJA SHTOHET PËR ÇUDI
PSE VLLAU SI FLET VLLAUT NUK E DI
E ME NJE SAF FALEN NË XHAMI

VIDEOKLIPE

Komente 0