TEKSTESHQIP
Arbër Skënderaj - Lule Pranvere
Arbër Skënderaj
Lule Pranvere


TEKSTI :: SONG LYRICS

Kujtoj një gotë vere
Një lule pranvere
Kujtoj një shikim
Një përqafim
M’dhurove një reze
Dhe diellin e ndeze
N’krahërorin tim

Me më t’bukurat ngjyra
Të qeshte fytyra
Ti ndër të tjera
Ishe pranvera
Një ditë t’bukur erdhe
Dhe ngjyrat i derdhe
N’jetën time

E lum e lum...lum
Kush e gjen...gjen
Lumturinë
Në një gotë vere
E lum...lum
Kush e gjen...gjen
Dashurinë në një
Lule pranvere

Kur ndër stinë të tjera
Sundon pranvera
Thjesht një buzëqeshje
Nje gjoja-përleshje
Apo një shëtitje
Mbrëmjes routine
Shkrep lumturin...hey

Nuk ka me t’bukur veshje
Se ajo buzëqeshje
Që ti ma dërgon kur
Faqekuqe pozon.
Më drithëron
Dhe m’depërton
Në shpirtin tim..nudo

E lum e lum...lum
Kush e ndez..ndez
Dritën e diellit
Me një buzëqeshje
E lum e lum...lum
Kush e gjen...gjen
Pafundsinë n’thellsin e syve

Më than je i ëmbël
Jeton si në ëndërr
Dikush më tha boll
Boll se na vele
Bën vet a s’shikon
Kostumin me zhele
Që jeta e mbartë
Nuk është petk i artë

Përgjigjen që doje
Ndoshta e gjen
Në rrjedhën e lumit që buron
Nga ky rrefren
Hidhu e noto!
Në ktë refren

E lum e lum...lum
Kush e gjen...gjen
Lumturinë
Në një gotë vere
E lum e lum...lum
Kush e gjen...gjen
Dashurinë në një
Lule pranvere

E lum e lum...lum
Kush flirton...hou
Kush flirton
Me jetën sonte
E lum e lum...lum
Kujt në shpirt..hou
Ndër stinë të tjera
I sundon pranvera

Kontribuan:
Ant_4
Komente 0