TEKSTESHQIP

Ardiana Dili
Me Lot E Mallkova
Lyrics

REF 1x
Sonte e kujtova, me lot e mallkova, ditën...
kur ta fala ty kete zemer
fjalet e t'parve tash un i kuptova, kur thanë,
sa e rand është me kan femër.

Zgjata duart ku si mrrija,
më poshtrove me fjal të kqija,
ato fjal qe s'mi thot goja, mi ke thene.
U dorzova se une nuk kisha, ku me shku.

REF 1x
Sonte e kujtova, me lot e mallkova, ditën...
kur ta fala ty kete zemer
fjalet e t'parve tash un i kuptova, kur thanë,
sa e rand është me kan femër.

Nuk me mbeti me rrugdalje,
pa pas faj kerkoj falje,
per gjunahet qe si bana falje kerkoj,
e nje jete qe se endrrova kurr tash e jetoj.

REF 1x
Sonte e kujtova, me lot e mallkova, diten...
kur ta fala ty kete zemer
fjalet e t'parve un tash i kuptova, kur thane,
sa e rand eshte me kan femer.

DËRGOI:
INFO
Krijimi muzikor paraqitet para publikut i kompletuar me shije me një videoklip, i cili u publikua më 16 Mars 2023. Melodia dhe orkestrimi e përshtati Nexhat Mujovi (Wirusi), teksa për këtë këngë ka punuar tekstin Kreshnik Avdiu.