>
BIOSHQIP
Biografia
Ardit Gjebrea është një këngëtar, kantautor, producent, prezantues shqiptar nga Shqipëria. Per here te pare Ardit Gjebrea kendon ne skene ne moshen 5 vjecare. Me pas vijon te kendoje ne Festivalet e Femijeve ku nga ato vite ai kujtohet per kenget “I embel zeri i gjyshes” “Kur kendoj per ty moj nene” etj. Ende femije ai shfaqet ne skene si kengeautor me kengen “Ballade per pionierin deshmor” e me pas ai do te kendoje kenget e tij. Dalja e pare e rendesishme e tij ne skene si krijues dhe interpretues mban daten 17 dhjetor 1991 ne Fest e RTSH ku fiton cmim te pare me kengen “Jon”. Ne dhjetor te vitit 1995 ai fiton perseri cmim te pare ne Fest e RTSH me kengen “Eja”. Me kenget e albumeve te tij, ai fillon te kendoje ne shume evenimente dhe koncerte brenda dhe jashte vendit. Emri i tij eshte brohoritur pothuaj ne te gjitha stadiumet, sheshet apo pallatet e sportit neper qytetet e Shqiperise qe nga viti 1994 e deri sot. Koncertet e tij kane mbetur gjate ne kujtesen e publikut deshmitar dhe te nesermen e cdo shfaqje te tij media e ka vleresuar si “mbreti i popit” “stuhia Gjebrea” “entuziazmi qe shkakton nje mit” etj, etj. Mbreselenese jane dhe koncertet e tij ne Kosove.

Karriera e tij eshte e lidhur me televizionin pasi ai jo vetem ka drejtuar programe te rendesishme televizive si TeleBingo, Miss & Mister Albania por eshte edhe producent I projektit madheshtor Kenga Magjike qe kete vit arriti ne edicionin e tij te dhjete. Se fundmi ai eshte ne ekranet e shqiptareve me programin E diela shqiptare nje emision argetues I te djeles. Ardit Gjebrea në një intervistë tek “Takimi I Pasdites“ me Rudina Magjistarin, Arditi rrëfeu disa pjesëza të historisë së jetës së tij. Me sy të përlotur ai përmendi kujdesin dhe dashurinë e veçantë që I kishte dhënë gjithmonë nëna e tij duke I qëndruar pranë, ndërsa shprehej me keqardhje për babain e tij I cili nuk jeton më, që nuk arriti të shihte sukseset që ai kishte arritur. Ai është shkëputur nga muzika si këngëtar për një kohë të gjatë dhe nuk ka ndonjë plan rikthimi në të ardhmen e afërt.

Arditi është I martuar dhe ka dy fëmijë. Jonin I cili studion për administrim biznesi në Vienë dhe Anën, vogëlushen simpatike.

Në Mars 1987, Liliana Kondakçi & Ardit Gjebrea marrin pjesë në Kur Vjen Pranvera 1987 me këngën "E Shtrejta Toka Ime".

Në Dhjetor 1991, Ardit Gjebrea merr pjesë në Festivali i 30-të në RTSH me këngën "Jon".

Në Dhjetor 1994, Ardit Gjebrea merr pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën "I Thuaj Jo".

Në Dhjetor 1995, Ardit Gjebrea merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën "Eja", në bashkëpunim me Grupi Jon..

Ne vitin 1995, Ardit Gjebrea publikon albumin "Ardit Gjebrea".

Në Maj 1997, Ardit Gjebrea merr pjesë në Këngët E Stinës 1997 me këngën "Nëse Një Ditë".

Në vitin 1997, Ardit Gjebrea publikon albumin "Projekti Jon".

Në Dhjetor 2004, Ardit Gjebrea merr pjesë në Zhurma Show 2004 me këngën "Ja Ku Jam".

Në Qershor 2004, Ardit Gjebrea merr pjesë në VFM 2004 me këngën "Ja Ku Jam".

Në vitin 2004, Ardit Gjebrea publikon albumin "Ja Ku Jam".