Sa kam pritur te jemi prape te dy Dhe liqeni dhe pemet jane aty Vetem s'jemi ata qe jemi Dhe s'themi ato qe themi Dhe kujtojme tekstin e vjeter Ndersa shkruajme kengen tjeter
Edhe prape ja ku jemi ne te dy Njeri tjetrin se shohim me ne sy Sa veshtire te bisedojme Se nuk dime ku ta fillojme Dhe kam frike te te afrohem, çudi (2 here)
E ndoshta pemet liqeni dhe bari Do te donin qe te flisnim perseri Edhe pse fjala vertet Eshte e çmuar si argjendi Por heshtja eshte flori
(refren) E ndoshta pemet liqeni dhe bari Do te donin te puthja perseri Po kush nga ne do guxonte Kush nga ne do guxonte i pari Une per vete kam frike Me ndihmo edhe ti Me ndihmo edhe ti
Ja dhe pema ku rrinim ne te dy Dhe emrat qe gdhendem jane aty Aty ka mbetur qielli Dhe era, edhe dielli Dhe asgje nuk ka ndryshuar Vetem ne kemi munguar
Eshte aty ku ne mbollem nje gezim Eshte aty ku na ndau nje trishtim Jane puthjet perqafimet Jane zenkat dhe gabimet Jane aty ashtu siç ishin, sa çudi
(Refreni)
Sa kam pritur te jemi prape te dy Dhe liqeni dhe pemet jane aty Vetem s'jemi ata qe jemi Dhe s'themi ato qe themi Dhe kujtojme tekstin e vjeter Ndersa shkruajme kengen tjeter
Edhe prape ja ku jemi ne te dy Njeri tjetrin se shohim me ne sy Sa veshtire te bisedojme Se nuk dime ku ta fillojme Dhe kam frike te te afrohem, Kam frike te te afrohem, çudi
Ardit Gjebrea - Vetem Ne Kemi Munguar Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Vetem Ne Kemi Munguar".
3. Video është e këngës "Vetem Ne Kemi Munguar", por nuk këndohet nga Ardit Gjebrea.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.