Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Argjend Lloga, Milionerët E Amerikës Rikthehen Me Klip Të Ri


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5
[18-09-2012]
Vëllezërit Lloga flasin për rikthimin e fuqishëm në muzikë, jetën prej milionerësh dhe suportin që u japin këngëtarëve

Flori Lloga: Si menaxher lokalesh në SHBA, ja sa i paguaj këngëtarët

Flori dhe Argjend Lloga, dy vëllezërit këngëtarë nga Maqedonia, shumë këngëtarëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia u kanë dhënë shansin për koncerte në New York, Chicago, Boston Connecticut apo Detroid, pasi ata jetojnë në SHBA. Pas tri vitesh pauzë rikthehen më një klip të titulluar "Gurbeti", ndërsa rrëfejnë për paratë e koncerteve në SHBA të këngëtarëve të njohur.

Pas tri vitesh vëllezërit e njohur, Flori dhe Argjend Lloga nga Maqedonia, rikthehen me një klip. Pse kjo pauzë në muzikë?

Argjend: Po, e vërtetë. Rikthehemi pas tri vitesh përsëri me një klip. Ishte kjo një periudhë që unë jam shpërngulur familjarisht prej tri vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku Flori jeton prej vitesh. Kështu, për të gjithë fansat bashkimi i dy vëllezërve në mërgim sjell një këngë të re me titull "Gurbeti", për të cilën kemi punuar dy vjet dhe që ne e konsiderojmë kryeveprën tonë.

Flori: Për këtë këngë rrëqethëse kemi punuar për dy vjet, dhe këndojmë së bashku me Shqipe Kastratin, që konsiderohet mbretëresha e muzikës popullore, e cila jeton prej 20 vitesh në Amerikë. Ky është një rikthim ndryshe.

Por ndërkohë është folur për Florin se jeton atje mes bizneseve të restoranteve, shtëpive luksoze dhe makinave të shtrenjta. Mund të na tregosh më shumë për jetën që bëni në SHBA?

Flori: Është e vërtetë që bëj jetë të shtrenjtë në Amerikë, por asnjëherë nuk mburrem me këtë dhe më pëlqen të tregohem i rezervuar. Meqë përmendni makinat e shtrenjta, unë i kam pasion dhe para disa ditëve miqtë më uruan për makinën time të re BMW X5, që kap vlerën diku 75000 dollarë, si dhe për një orë dore që kushtoi 10 mijë dollarë. Të them të drejtën, në gjithë jetën time kam investuar për makina të shtrenjta, por mund të them se kam bërë edhe investime në Maqedoni, si dhe investime në Amerikë, gjithsej në vlerën 3 milionë dollarë. Pra, bëj një jetë shumë të shtrenjtë, nëse do përmendja harxhimet e vitit, që arrijnë diku 100 mijë dollarë.

Flori, pak e dinë që ju jeni dhe menaxher koncertesh në Amerikë, ku ftoni këngëtarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia të këndojnë në SHBA. Ç'mund të na tregosh më shumë?
Po, unë kam ndihmuar shumë artistë nga Shqipëria me organizimin e shumë koncerteve, gjithashtu kam ndihmuar dhe shumë shqiptarë nga Shqipëria, kur kanë ardhur në fillim në Amerikë dhe i kam punësuar në restorantin tim, ku tani ne po punojmë familjarisht. Angazhimi im është vetëm me koncerte në Amerikë për këngëtarë të ndryshëm.

Me cilët këngëtarë nga Shqipëria e Kosova bashkëpunon për koncerte?

Këngëtarët që i kam ndihmuar për koncerte në Amerikë janë: Adelina Ismajli, Soni Malaj, Greta Koçi, Silva Gunbardhi, Sinan Hoxha, Shpat Kasapi, Blero, Labinot Tahiri, Altin Shira etj. Këngëtarët i kam ndihmuar që të fitojnë ata para, pasi personalisht nuk kam dalë asnjëherë i fituar nga ata.

A ka ndodhur ndonjëhërë që ndonjë këngëtari t'i dështojë koncerti?

Nuk mund të jap detaje, por kuptohet që ndonjëherë dalin të suksesshme ndonjëherë dhe dështojnë. Por unë di të them që gjithmonë kam hedhur para për këngëtarët.

Cila është shuma e parave që shpenzon për një koncert?

Harxhimet për një koncert arrijnë diku 10 mijë dollarë deri më 15 mijë dollarë, ndërsa dy koncerte kanë shkuar më shumë se 20 mijë dollarë me këngëtarët e sipërpërmendur.

Po vetë këngëtarët që udhëtojnë deri në Amerikë për të kënduar, sa të fituar dalin nga një koncert?

Adelina Ismajli është paguar 6 mijë dollarë. Ndërsa këngëtarët e tjerë paguhen nga 1500 $ deri me 2000 $ për koncert që organizohen në New York, Chicago, Boston, Connecticut, Detroit.
 (klotilda harka/panorama plus)

      Argjend Lloga & Flori Lloga - Gurmbeti (Feat.Shqipe Kastrati) [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet