Arif Dushaj
Me Krahe Shqipes Nga Tropoja
(Feat. Stresi)
Me Krahe Shqipes Nga Tropoja
(Feat. Stresi)
Ashtu siç pritej, ky projekt vjen para shikuesve i ilustruar me shije me videoklip, i cili u publikua me datë 2 Gusht 2018. Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Fatime Sokoli, ndërsa për fjalët e këngës është kujdesur Hamit Aliaj.
Teksti :: Song Lyrics
Me krahë shqipesh nga Tropoja
Ty Kosovë kët' kangë ta çova,
Zemrat tona në të janë,
Ty t'i çon Shqipnia nanë.
M'dha jelekun Shote Galica
Me ja çue kah Drenica,
Nga qyteti në Veri,
Bac Bajrami m'dha porosi,
Duel,m' përcolli nga bjeshkt' me borë :
T'fala vllazne në Kosovë!
Ty Kosovë,n'histori t'kena
Krah të shqipes me dy krena,
Me gjak lave dru e gur
Por në gjunj s'u ule kurrë!
Me armë n'dorë i linde burrat,
Sylejmanat e Bajram Currat,
Si barut që i ndez vetimat
Po na vjen Hasan Prishtina,
N'tirq galana e kapuç t'bardhë
Boletini kosovar,
Azem Bejten e daden Shotë
Vit për vit i lind kjo tokë,
Bash si gjamë që i çon deti
Asim Vokshi e Ganimeti,
Yll i shkruem me pika gjaku
Zog shqiptari,Emin Duraku,
Tym të zi po qet Europa:
Mic Sokoli përmbi topa,
Ali Ibra në vrâç të zi
Se ktu i thonë,more, shqiptari!
Armët e tyne s'i harrojmë,
Një fishek e kanë në gojë,
Për liri me dekë të tanë
Tuj kthye vorret në istikam!
Moj Kosovë me djepa e varre
Kurrë s'e le besën shqiptare,
Djemt e tu s'dinë çka asht tuta,
I ka lindë nana e i ka rritë pushka,
Kanë ecë n'teha jataganash
Tuj mbushë tokën vorre krajlash!
Ty Kosovë kët' kangë ta çova,
Zemrat tona në të janë,
Ty t'i çon Shqipnia nanë.
M'dha jelekun Shote Galica
Me ja çue kah Drenica,
Nga qyteti në Veri,
Bac Bajrami m'dha porosi,
Duel,m' përcolli nga bjeshkt' me borë :
T'fala vllazne në Kosovë!
Ty Kosovë,n'histori t'kena
Krah të shqipes me dy krena,
Me gjak lave dru e gur
Por në gjunj s'u ule kurrë!
Me armë n'dorë i linde burrat,
Sylejmanat e Bajram Currat,
Si barut që i ndez vetimat
Po na vjen Hasan Prishtina,
N'tirq galana e kapuç t'bardhë
Boletini kosovar,
Azem Bejten e daden Shotë
Vit për vit i lind kjo tokë,
Bash si gjamë që i çon deti
Asim Vokshi e Ganimeti,
Yll i shkruem me pika gjaku
Zog shqiptari,Emin Duraku,
Tym të zi po qet Europa:
Mic Sokoli përmbi topa,
Ali Ibra në vrâç të zi
Se ktu i thonë,more, shqiptari!
Armët e tyne s'i harrojmë,
Një fishek e kanë në gojë,
Për liri me dekë të tanë
Tuj kthye vorret në istikam!
Moj Kosovë me djepa e varre
Kurrë s'e le besën shqiptare,
Djemt e tu s'dinë çka asht tuta,
I ka lindë nana e i ka rritë pushka,
Kanë ecë n'teha jataganash
Tuj mbushë tokën vorre krajlash!
Version tjetër
Me Krahe Shqipesh Nga Tropoja - Fatime Sokoli
Renditja
Top 200
- Publikimi: 02/08/2018
- Ora: 17:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Featuring:
- Muzika:
- Teksti:
Komente 0