TEKSTESHQIP
Arilena Ara & Pirro Çako - Zero Gradë
Arilena Ara & Pirro Çako
Zero Gradë

Muzika dhe teksti është një krijim nga Pirro Çako, ndërsa arranzhimin dhe produksionin audio e realizoi Darko Dimitrov.
 A besoni ne rikthime dashurie? Nese degjoni pulsin e zemres, emrin e kujt ju pershperit? Nese jeni ne erresire, tek kush e gjeni shkelqimin e syve? Nje duet, i cili do t’ju ngjalle keto pyetje, do te vije per ju. Te dy ata, nder vite i kane kenduar dashurise ne te gjithe format e saj, nder vite kane ndjere dhe kane emocionuar. Nje tjeter histori dashurie mori jete. Ata edhen per ju…Ata do t’i trokasin zemres suaj me Zero Gradë.

Teksti :: Song Lyrics

(Arilena:)
Jam akoma unë që po të flas,
dhe pse vite kanë kaluar.
A do doje prapë të më takoje,
nga e para, ta filloje?

Sa shumë mesazhe,
të kam dërguar, e penduar.
Pse ti hesht?
Unë ndjesë të kam kërkuar.

(Pirroja:)
Koha do m’i mbyllë të gjitha plagët,
nuk do vdes unë, se ti ike.
U shërova nga magjia jote,
dhe s'e lashë, zemrën te dilte.

Të gjitha vajzat,
mbajnë emrin tënd, kur i shikoj.
Dhe akoma sot,
sot, prapë te mendoj.

[Ref.:]
Sa… do të doja unë, pa ty, pa ty,
të mos ekzistoja.
Në një tjetër botë më mirë, më mirë,
të të shikoja.

Zemrën ta mbyllja, në një kuti.
Vetem të ishim unë dhe ti.
Zero gradë të ngrimë, të ngrimë,
në përjetësi.

(Pirroja:)
Po ta kthenim kohën si dikur ne,
nuk e di, a do fitonim?

(Arilena:)
Nga distancë e largët unë kam mbet',
veç një skllave telefoni.

(Të dy:)
Jam unë akoma, a të kujtohem?
Prapë jetoj.
Një takim të fundit, të fundit,
po kërkoj.

[Ref.:]
Do të doja unë, pa ty, pa ty,
të mos ekzistoja.
Në një tjetër botë më mirë, më mirë,
të të shikoja.

Zemrën ta mbyllja, në një kuti.
Vetëm të ishim unë dhe ti.
Zero gradë të ngrimë, të ngrimë,
në përjetësi.

(Të dy:)
Unë ekzistoj vetëm për ty.
Unë po jetoj vetëm për ty.
Ëndërroj të jemi,
bashkë të dy.

Veten gënjej sikur jetoj.
Përnatë në ëndërr, të shikoj.
Pak nga pak, për ty,
unë po mbaroj.

(Vokalizime)
...
Bashkë të dy...

Veten gënjej sikur jetoj.
Përnatë në ëndërr, të shikoj.
Pak nga pak, për ty,
unë po mbaroj.

Unë po mbaroj...

Kontribuan:
km2024
Komente 0