TEKSTESHQIP
Armend Regjepagiqi - Ujku Krenar
Armend Regjepagiqi
Ujku Krenar

Për këngën ka punuar kompozitori Armend Rexhepagiqi, për tekstin janë zgjedhur vargjet e shkruara nga Aida Baraku, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Enis Presheva.
Teksti :: Song Lyrics
S'di ku më prek, ku më dhemb, ku më djege
Ku më shumë më shtrengon
Sikur grerez sulmon
E dërmon trupin tim
Kjo re qe e quajn dyshim

Fjalë, vetëm fjalë, vetëm rrallë e përmalle
Po e ndjej se me do
I pandershmi, kur fjalen e nderit shqipton
S'di sa peshon, sa kushton

Kjo dashuri, si cdo tjetër mbet
Gjysma mallkuar, gjysma e shenjtë
Kishim botën tonë, tash s'jemi me bote e
njëjtë

Jam i vetmuar si ujk krenar
Ende jam dëshmitar
Zemra t`do, cfaredo qe je
Jam ende i kthyer me sy kah ti
etur per dashuri
Dite e re eshtë porte e re

S'di ku më prek, ku më dhemb, ku më djege
Ku më shumë më shtrengon
Sikur grerez sulmon
E dërmon trupin tim
Kjo re qe e quajn dyshim

Flas e bertas, e nje dite do te pelcas
Kur ta shoh qe do te jesh
Per dikë tjetër krejt
Çka nuk ishe per ne
Jam si në kurth, kam rene pre

Në këte jete nuk paska rëndësi
Çka meriton, as çka shpreson
Vetem ka rëndësi cka merr e fiton nga ajo
Komente 0