TEKSTESHQIP

Art Abazi I Indinjuar Për Mos Vlerësimin E Artit

19-10-2015
Art Abazi I Indinjuar Për Mos Vlerësimin E Artit
Njëri ndër këngëtarët e komentuar nga mediat rozë kohët e fundit, Art Abazi së fundmi ka bërë një postim interesant. Ai përmes llogarisë së tij në Facebook është shprehur i indinjuar për mos vlerësimin e artit.

Në statusin e tij ka shkruar se atëherë kur ai realizon ndonjë këngë ose merret me diçka tjetër artistike, siç është pjesëmarrja në DWS, askush nuk e kritikon ose uron duke bërë kështu që arti të mos vlerësohet, raporton Indeksonline.

Ndërsa që këtë status Arti e ka përmbyllur duke thënë që ai edhe më tej do të vazhdojë të merret me muzikë edhe pse nuk është femër e cila me doemos dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes.

"E publikoj njē kangē , 1 herē n'vjet...nuk t'kometon pothuajse askush , nuk e merr asnjē kritikē t'shēndoshē pothuajse prej askujt...
E publikoj njē foto ku tregoj se jom duke u marrē me dicka artistike ... me dicka qe mundet me m'sjellē sukses ...
nuk t'uron askush ...
Kērkoj nga ju ti shpenzoni maksimumi 1 euro pēr njē televotim (gjithmonē nēse e shihni tē arsyeshme tē votohet performanca , e jo me hatēr ... )
...nuk t'premton askush se do ta bëjë...
Vjen festa e KURBAN BAJRAMIT , njē festē totalisht PRIMITIVE ...
E dini cka ndodhē , e di smile emoticon
REAGONI TĒ GJITHĒ !!!!!
ART,URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT smile emoticon
OH ,FALEMINDERIT SHUME , GJITHASHTU EDHE JUVE smile emoticon
Megjithatē , unē do t'vazhdoj t'merrem me muzikë , shumē mē fuqishēm se deri tash , pavarsisht qe nuk jom femēn... qē osht n'gjendje me bo gjithcka pēr t'qenē n'qendēr t'vēmendjes smile emoticon
Tekstet e mija nuk kanē me qenē asnjēherē banale ... ato do t'vazhdojnē ti prekin ndjenjat njerzore e sociale...
... e neve na ndihmoftē Zoti se kemi degradu aq shumē si shoqēri sa edhe kēto 3-4 fjali qē i shkruva, dikush-dikush as qē i kupton .
Ju uroj shēndet e gjithcka tē mirē ." - ka shkruar Arti.
(Indeksonline)

Komente 0