TEKSTESHQIP

Edhe Artan Bakija Vendos Të Tërhiqet Nga “Kënga Ime“

18-4-2014
Edhe Artan Bakija Vendos Të Tërhiqet Nga “Kënga Ime“
Pas Hysni Klinakut, Visar Pejës dhe Danit, edhe këngëtari nga Gjakova, Artan Bakija, ka vendosur që të mos paraqitet në festivalin e këngës shqipe që po mbahet në televizionin Klan.

Vendimi i Artan Bakijës është i njëjtë me këngëtarët tjerë të lartpërmendur. Performanca e këngëtarit serb, Zdravko Çoliq, ishte e papranueshme, aq sa edhe Artan Bakija me një njoftim për media ka konfirmuar largimin nga festivali i këngës në Klan.

Letra e Bakisë
"Po ju njoftoj sot publikisht për një vendim timin të para disa ditëve për tërheqjen nga festivali "Kënga Ime" në Klan. Arsyet e tërheqjes janë personale dhe morale të lidhura me pjesëmarrjen e këngëtarit serb Zdravkok Çoliq në këtë festival".

"Ky festival ishte i menduar si festival i muzikës shqipe dhe moralisht mendoj se është e pandershme që Zdravko Çoliq të jetë pjesë e një festivali të tillë. Ne jemi muzikantë dhe nuk merremi me politikë. Muzika dhe politika duhet të jenë të ndara nga njëra-tjetra. Zdravko Çoliq ishte këngëtar politik gjatë luftës së Kosovës. Këndimi itij në këtë festival vetëm sa na kujtoi qëndrimet e në këngët e tij politike".
"Duke qenë se jam nga Gjakova, që ka vuajtur shumë nga lufta, mospajtimet e mia serioze me prezencën e tij në këtë festival ishin aq të mëdha moralisht dhe profesionalisht, sa që tërheqja ime nga ky festival ishte e menjëhershme", theksoi këngëtari Bakija në komunikatën dërguar për media.
Zdravko Çoliq performoi kohë më parë në skenën e festivalit "Kënga Ime" në Klan, duke ngritur një valë të madhe kritikash dhe polemimkash për performancën e tij në këtë festival, e me ç'rast ka nxitur edhe tërheqjen e shumë këngëtarëve tjerë shqiptar nga ky manifestim muzikor.


Komente 0