TEKSTESHQIP
Artan Xhija - Mos Hesht
Artan Xhija
Mos Hesht

Për muzikën e këngës ka punuar si kompozitor vetë artisti, teksti u punua nga Edna Kapurani, ndërsa orkestrues të këngës janë Prodbydavii.

Teksti :: Song Lyrics

Asnjë se kupton këtë shpirtin tim..
që endet nëpër rrugë e nuk gjen shpëtim..
X2.kur fjalët e botës më nuk do dëgjosh
atëherë jam i sigurt që do më besosh!!

Se unë të dua te dua si Perëndi..
për mua të tjerët jo jo nuk kanë rëndësi..
X2.mos rri kaq e heshtur. gjeji fjalët sot..
çfarë më mungon mua që se gjete dot??

Si munde të harrosh gjithçka për një ditë..
dhe të flesh e qetë kur unë nuk mbyll dot sytë??
X2.Eja të lutem ma thuaj një fjalë
më bëj të lumtur sot
të ndihem i gjallë!

Kontribuan:
Komente 0