TEKSTESHQIP

Artiola Toska
Kafja E Mengjesit
Lyrics

Kafja e mëngjesit mbeti n’tavolinë
Unë ta boj të omël e ti nuk e pin
Nuk ke faj se kafja nuk pihet vet’
Pajtohu me mu’ se m’ke pasë kismet

Kafen e mëngjesit mos me pi me mu’
Dije se krejt dita mbrapsht ka me t’shku’
Me një fjalë hidhërohesh, me njëqind s’pajtohesh
Një çast zemrimi, masanej pendohesh

Ref.
O me sheqer, e pa sheqer
Me pi kafen vetë mendja nuk na i merr
O kur s’më flet e idhtë kafja bohet
E kur më qeshë jeta ëmbëlsohet, ëmbëlsohet…

Mos e nis ti ditën mirmëngjes pa m’thanë
Kur je mirë me mu je me gjithë dynjanë
Kur me mu je keq me gjithë të ze sherri
Po s’fole me mu i idhtë është sheqeri

Kur duhen zemrat merren vesh pa llafe
Ah me ty bohet e omël çdo kafe
Je lezeti i jetës që shkrihesh te unë
Zemërimi mbaron, dashnia s’ka fund