TEKSTESHQIP

Astrit Mulaj & Shpresa Gojani
S'ka Si Tupani E Qiftelia
Lyrics

Shpresa:
Kush tha se kjo rini, don veq shqip pop, RMB
Nëpër festa kryesorja, ëndërr është popullorja
Astrit:
Sa ka shqipe që fluturojnë
Vallen shqipe jo nuk e harrojnë
Kem traditën edhe besën
Shqip të kënojna deri sa t´vdesim
Bashkë: S´ka s´ka si tupani, s´ka s´ka si qiftelia 2X
Deri n´qiell na nihet zani, kangën shqipe e don rinia

Shpresa:
Kush tha se kjo rini, nuk don kangë me qifteli
Sa herë bjen tupani, deri n´qiell na nihet zani
Astrit:
Krejt shqiptarët ku do që janë
Populloren në gjak e kanë
Kanga shqipe o kur këndohet
N´kup të qiellit zani lëshohet
Bashkë: S´ka s´ka si tupani, s´ka s´ka si qiftelia 2X
Deri n´qiell na nihet zani, kangën shqipe e don rinia

DËRGOI:
INFO
Më datë 10 Qershor 2018, Astrit Mulaj & Shpresa Gojani publikojnë videoklipin "S'ka Si Tupani E Qiftelia".