Studio
Astrit Stafai & Florent Boshnjaku
Aura (2025)
“Aura”, albumi i përbashkët i dyshes ka ardhur si proces i një pune të gjatë në studio për një projekt krejtësisht tjetër. Arti, muzika dhe njohja e tyre përreth njëzet vite, ka bërë që ata të vendosin mbi krijimin e një albumi që veçse i ka kaluar koha që të bëhej publik. Së bashku, ata kanë lëmuar tingujt e egër, të butë duke krijuar kështu një album që i përgjigjet nevojës së përhershme për muzikë të mirëfilltë. Akordet e pasura e të thella kanë shkaktuar një kaos të bukur prej melodish që tashmë të gjithë kanë mundësinë ta përjetojnë brenda vetes. Kitaristi Astrit Stafai dhe kompozitori Florent Boshnjaku kanë shkrirë forcën e tyre në “Aura”, albumi i cili përmban një material shumë të veçantë për nga përmbajtja. Ekziston një shije dhe stil shumë unik në aspektin muzikor si dhe atë artistik. Ata kanë shkulur harmoninë e secilit instrument në një të vetëm, duke formuar një univers të rrallë e të zhurmshëm. Në këtë album është bërë një gërshetim i zhanreve të ndryshme muzikore që ka rezultuar në krijimin e një koncepti më ndryshe, falë punës përkushtuese dhe eksperiencës së dy artistëve. Janë gjithsej gjashtë krijime të cilat janë kompozuar nga vetë artistët. “Far Away”, “Aura”, “Memories”, “Red Rose”, “Roots”, “Sunset”, janë instrumentalet që arrijnë të hyjnë brenda hyjnores së artit muzikal.
“Tek ne artistët, frymëzimi është prezent pothuajse gjatë gjithë kohës, por ajo çka është më e rëndësishme në botën e artit është se si ta shfrytëzojmë frymëzimin në kohën e duhur. Procesi gjatë realizimit të albumit ka qenë fenomenal. E kemi shiju çdo moment gjatë punës, ka pasur energji super të mirë, dhe sa i përket sfidave i kemi kalu shumë lehtë sepse e kemi pasur të qartë programin se çka do bëjmë dhe realizojmë”, ka thënë kitaristi Stafai për KultPlus. Sipas tij, instrumentalet e albumit vijnë në një frymë ndryshe, të kombinuara me një diversitet muzikor, ndërsa përmbajtjen e albumit do ta quante si “World Music”, mirëpo, natyrisht që nuk janë lënë anash as elementet e muzikës shqiptare. Kitaristi Stafai ka një kohë të gjatë që bashkëpunon me producentin Boshnjaku nëpër projekte të ndryshme, koncerte e festivale. Punën e tij, kitaristi Stafai e konsideron si diçka të jashtëzakonshme të cilën e vlerëson shumë.

- Astrit Stafai & Florent Boshnjaku
- Aura
- Lloji: Studio
- 6 Mars 2025
- Gjithë albumet (2)
- Dërgo kopertina
- Dërgo korrigjime
- Artist kryesor:
Komente 0