TEKSTESHQIP
Aurela Makolli & Shemi - Flamuri
Aurela Makolli & Shemi
Flamuri

Projekti muzikor përcillet tek audienca i kompletuar me vlera artistike edhe me anë të një videoklipi, të cilin e përgatiti Arianit Sopa. Ky videoklip u publikua me datë 28 Nëntor 2022. Për muzikën dhe për arranzhimin u përkujdes Hysni Klinaku, teksa kënga vjen me vargje nga Ismail Fazliu.

Teksti :: Song Lyrics

Recitali:
O prijës i Ilirëve, pse flamuri ynë
Ka dy ngjyra, kuq e zi
Flamuri me dy ngjyra nga të parët na ka mbet
I kuq ish gjaku i tyre, shqiponja ata vet

SHEMI:
Flamuri i bukur, flamur i Shqipnisë
Me ngjyrën e kuqe gjaku t'ka qëndisë
Shqipen, Kastrioti ta ka vnu në mes
Për ty çdo shqiptar lind, lind edhe do t'vdes

AURELA:
Krenari e nder na jep n'zemrat tona
Loti shkon për faqe sa herë sytë t'i lshojna
Në çdi vjet Nëntorit lavdinë ja ke shtu
Vargjet ma të bukura veç për ty janë shkru

REF:
O flamur i kuq me gjak të trimrisë
Kudo që ti valon sjell aromë të Shqipnisë
Si në tokat e tua, si ndër mërgimtarë
O flamuri ma i bukur o flamuri kombëtar

SHEMI:
Brezat nëpër shekuj veç me ty janë rrit
Ti ju ke dhanë zemër, ti ju ke dhanë shpirt
Nëpër çdo betejë ju ke nejt në ballë
Simbol ma i shtrejtë je flamuri kombëtar

AURELA:
Me ty përmbi supe n'Vlorë po du me shku
Ditën ma të madhe n'Shqipni me festu
N'shesh të pavarsisë du me e lujt ni valle
Kuq e zi jam veshur se jam vajzë shqiptare

REF:
O flamur i kuq me gjak të trimrisë
Kudo që valon sjell aromë të Shqipnisë
Si në tokat e tua, si ndër mërgimtarë
O flamuri ma i bukur o flamuri kombëtar
Komente 0