Biografia
Ajo ka jetuar në Londër dhe Birmingham, por puna e ka detyruar që të vijë dhe të jetojë në Kosovë, por sa herë ka kohë, ajo shkon dhe atje. Ajo gjithashtu për të treguar se është krenare që është shqiptare, ka bërë tatuazh shqiponjën e flamurit tonë.
Në Birmingham studioi për arte interpretuese, dramë dhe kërcim. Gordana fitoi çmimin për studenten më të mirë të artit interpretues që i kishte dhënë më shumë besim për të vazhduar dhe për të mos hequr dorë nga talenti i saj.