TEKSTESHQIP

Bad Sight
Kosov'
Lyrics

Po du me dit pse qona, kur nuk shkon mirë asni ditë
po nervozona kur munona, diqka me qit n'dritë
po menona, pse kto sene s'po muj mi arrit?!
ky popull pse s'qohet n'kom, po du me dit?!

ton kohen m'sillet n'kry e ardhmja, qe kam mu bo prind
çka ndodh me familjen tem, e fmija nese lind
athu a muj me rrit, me tona kushtet
kur e di n'ket pushtet, milionat i ka fmija i vet

me çka mu kon krenar, qe jom shqiptarë
kur veq per sene t'kqija, n'evrop jena n'vend t'parë
kur i shoh senet qysh jon tu shku, m'hidhet me qit lot
kur s'muj mi arrit senet qe i du, pse mos me luftu sot

kto sene pi qes prej vetes, se boll i majta
n'Kosovë o vendi, ku andrrat mbesin andrra
çka po ndodh krejt po rrijm, e na udheheqin hajnat
ma e keqja qe e dijm, e hala npushtet i majna

e do i livdojn, kta qe ja shujtën cdo andërr
pse aq leht pi harrojn, ato qe na bonen n'zhgandërr
e ti qysh po flen natën, ti që i le do jetim
heke maskën, ta shoh cila ftyrë ma mirë po t'rrin

ka me tu kthy edhe ty, qe si ki t'pastra ato dur
se n'durt tua o gjaku i dikujt, e gjaku nuk hup
na mbyte shpresën per me jetu, n'vendin ku jom lind e ku jom rrit
me shokt e mi, që bonëm plane bashkë me arrit

e qysh bashkë me arrit, kur na ndajti gurbeti
e fjala që përdoret ma s'shumti, o kismeti
luftum për mu kon t'lirë prej t'hujit, e ma t'pushtun prej tonve jemi
se na keni shu, andrrat qe i kemi

e ti o student, e di qe s'ki vullnet
për me kry at fakulltet, se e din që prap n'shpi ki me nejt
po t'lutna gjeje motivin, t'pakten kryje për hatër t'Nanës e Babës
se ti dhan paret, që ti me ja qu diplomën

e ky mllef nuk o i jemi, o i kti veni
moj Kosovë, jena lodh prej çdo seni
pse veq me ik n'tzezën, o zgjidhja e rinis
pse me sha jetën, e atdheun me braktis

ata i kan milionat, e ti po vdek pi varfnis
e tash ka ardh koha, krejt bashkë me bertit
nese s'don me bo per veti, bone per nipat e tu
qe t'paktën dikush n'tardhmën, këtë vend me gzu