>
BIOSHQIP
Biografia
Barbana Dini e filloi karrierën e saj muzikore në moshen 7-vjecare, në Festivalet Mbarëkombëtare për Femijë si soliste. Pjesëmarrëse në aktivitete dhe koncerte të ndryshme.

Në vitin 2004, Barbana merr pjesë në Ethet E Së Premtes 2.

Në Dhjetor 2004, Barbana merr pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën "Jeta Ketu S'mbaron".

Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009 Barbana i dedikohet karrierës së saj si soliste.

Në Maj 2008, Barbana merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "S'e Mendoja".

Më Mars 2009, Barbana publikon singel-in e saj të parë me videoklip, në bashkëpunim me televizionin "SUPERSONIC". Titulli i këngës është "Flirt".

Në Korrik 2009, Barbana publikon videoklipin e dytë "Ex-in Tim". Me këtë këngë, ajo krijon traditën e hitit të saj veror që do vinte i përpiktë në vitet në vijim.

Në Nëntor 2009, Barbana merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Se Jam Vajze", një këngë mjaft e pëlqyer nga publiku.

Hiti i rradhës vjen në Gusht 2010 dhe është në bashkëpunim me këngëtarin Hip-Hop, Stresi dhe kënga titullohet "Cover Boy". Klipi i këngës u realizua në bashkëpunim me regjizorin Alexander dhe SUPERSONIC TV.

Në Dhjetor 2010, merr pjesë për herë të parë në një film. Titullohet "Pasion Fluturimi" me regji të Arian Culiqit, në rolin e Xhulias, ekskluzivitet i RTVSH.

Në vitin 2011, Barbana publikon hitin veror me videoklip "Hajna, Hajna".

Në Nëntor 2011, Barbana merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "E Pamundur Të Të Dua".

Në vitin 2012, merr pjesë në Maratonën e Këngës Popullore.

Më datë 22 Gusht 2012, Barbana publikon videoklipin "Thrret Prizreni Mori Shkoder". Muzika e këngës u punua nga Hamëz Llapqeva, ndërsa teksti u shkrua nga Sylë Bajrami. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production. Një këngë e përpunuar enkas për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Zgjedhja rezultoi mjaft e suksesshme sepse kënga u dëgjua dhe u pëlqye shumë nga të gjithë shqiptarët anëmbanë botës. Në videoklip mund të vërejmë dhe vëllain e saj Ergi Dinin me kitarë, në atë kohë akoma i panjohur. Vetëm një vit më vonë, Ergi paraqitet në X Factor Albania dhe Barbana ishte aty, për të ndjekur dhe mbështetur nga afër vëllain e saj të vogël, në një garë që zgjati disa muaj. Më 23 Shkurt 2014, Ergi Dini shpallet fitues i këtij kompeticioni.

Më datë 13 Qershor 2014, Barbana bashkëpuon me Eli-G dhe Shpat Kasapin në videoklipin "N'shpirt Më Ke Vra".

Data 21 Nëntor 2016 solli një goditje shumë të rëndë për Barbanën, familjen e saj dhe një lajm shumë të hidhur për të gjithë adhuruesit e muzikës shqiptare. Ergi Dini humb jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Tiranë. Kjo tragjedi largon përkohësisht nga skena Barbanën, e cila arrin të gjejë forcë dhe të vazhdojë me profesionin e saj që në këto kushte bëhet më i vështire se kurrë. Barbana është një vajzë e fortë dhe mbështetja e publikut nuk mungoi. Ishte dëshira e të gjithëve që Barbana te rikthehej. Në vitin 2017, ajo merr përsëri pjesë në Maratonën e Këngës Popullore dhe në fundvit ndërmerr një turne në SHBA.

Më datë 23 Korrik 2019, Barbana publikon videoklipin "Libri I Dashnis". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gramoz Kozeli.

Më datë 15 Tetor 2019, Ergi publikon videoklipin "Ku Je?", në bashkëpunim me Barbanën. Muzika e këngës u punua nga Ergi Dini, teksti u shkrua nga Ergi Dini & Pandi Laço, ndërsa për orkestrimin u kujdes Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.
DËRGOI: