TEKSTESHQIP
Behxhet Korpuzi - Këngë Për Dëshmorin Shaqir Hoxha
Behxhet Korpuzi
Këngë Për Dëshmorin Shaqir Hoxha

Për vijën melodike dhe për fjalët e këngës punuan Elmi Korpuzi, teksa këngën e orkestroi Burim Krasniqi. Ky material godet dhe vjen nga ana vizuale edhe me videoklip muzikor, video produksionin e të cilit e përgatiti Fitim Rrustemi. Spoti muzikor u transmetua më 20 Maj 2016.

TEKSTI :: SONG LYRICS

1

Lëshoi një zë Kleçka e Berisha
Në malet e Shalës së Drenicës
Më jep një forcë, një shtyllë lirie
Amanet prej Qyqavicës

Kemi dëgjuar ëndërr Karpate
Zjarr e flakë dhe tërbim të bishës
Arsenalin drejt brigadës
Veç me i shkelë bjeshkët e Berishës

Refreni

Ngjallen trimat në istikame
Në gjithë brigadën e Kumanovës
S’ta ka shkelë i biri i shkinës
Tash kris pushka e Shaqir Hoxhës

Me i lëkundë dhe rrënjët e lisit
Ngriti Shala djalërinë
T’i mbajmë kala bjeshkët e Berishës
E dalëngadalë gjithë Shqipërinë



2

Mbahu fort, oj Kleçka ime
E më prit, Berisha trime
Se me i ruajt nderin e të parit
Kam djalërinë si shqipe të malit

Se jam Shala e këtij trolli
E Zenelit dhe e Dritonit
E Shaqirit, e Ibrahimit
Shala e Zahir Pajazitit

Refreni

Ngjallen trimat në istikame
Në gjithë brigadën e Kumanovës
S’ta ka shkelë i biri i shkinës
Tash kris pushka e Shaqir Hoxhës

Me i lëkundë dhe rrënjët e lisit
Ngriti Shala djalërinë
T’i mbajmë kala bjeshkët e Berishës
E dalëngadalë gjithë Shqipërinë

Kontribuan:

VIDEOKLIPE

Komente 0