TEKSTESHQIP
Belkisa Shehi - Nuk E Mbaj Mend
Belkisa Shehi
Nuk E Mbaj Mend

Këngën e punoi Skënder Rusi, ndërsa beat-in/instrumentalen dhe produksionin audio e përgatiti Gjergj Leka.
Teksti :: Song Lyrics
Nuk e mbaj mend çfarë shekull ka qenë,
Kur ne me naten u bemë nje!
Mbaj mend veç borën që kishte rënë,
Dhe binte prapë, ashtu, pa zë!
I kam harruar çfar ndodhi dikur
Dhe rrugët që atje me shpunë,
Vec nje kambanë atje tek isha
Nuk mundem dot ta harroj une

(refreni)
Ajo binte vetem per mua
dhe mua kjo gjë më pëlqente,
Kambanat kush i ka krijuar
Bekimin e Zotit ka me vete!

Nuk e mbaj mend ç'natë ka qenë,
Ishim ne prill apo në mars,
puthje si ajo unë më kurrë nuk kam dhënë
Dhe nuk kam vdekur si atë çast!

(2x) Ajo binte vetem per mua
dhe mua kjo gjë më pëlqente,
Kambanat kush i ka krijuar
Bekimin e Zotit ka me vete!

Bekimn’ e zotit ka me vete
Bekimn’ e zotit ka me vete
Bekimin e zotit ka…
Me vete

DËRGOI:
Komente 0