TEKSTESHQIP
Besa - C'est La Vie
Besa
C'est La Vie
(Feat. BledBeats)

Një klip ndikon tek suksesi, ndaj projekti muzikor është paraqitur para shikuesve i përpunuar me profesionalizëm me anë të një klipi muzikor, të cilin e punoi Nathanael Matanic. Videoklipi u publikua më 29 Shkurt 2020. Për kompozimin dhe për tekstin u kujdes Besa Kokëdhima, teksa këngën e orkestroi BledBeats.
 Ajo tregon se "një pjesë e ndava me vogëlushen engjëllore Edelina Osmani që pavarësisht se desha ta mbaja vazhdimisht përqafuar, ishte një nga njerëzit më profesionistë që kam punuar ndonjëherë. "C’est la vie" është një këngë dhe mesazh që e kam krijuar me shumë dashuri dhe sinqeritet artistik në bashkëpunim me BeatsBled. Prezantimin video e kam po aq përzemër, me një fabul që të rrëmben e një një bashkëpunim përtej kufijëve. Directors: Nathaniel Matanick.".
Teksti :: Song Lyrics
Se sa
Të kam dash' nuk di se sa
Se sa
Të kam prit për një 'Më fal'

Rritu, bindu ji vajzë e mirë
M’thanë në jetë do korrësh ç’ke mbjellë
Pse dreqin çdo ditë që kalon është më terr

Uh la la
Më shtrëngoi në gjoks e më tha
Uh la la la
një ditë unë do të kthehem pas

Uh la la
shiu lag por dielli del prapë
Uh la la
Shiu lag por dielli del prapë

Ref :
C’est la vie - Më djegin lotët sytë me t'i pa
C’est la vie - sa vështirë e kam ty me t’fal
C’est la vie - mami thotë që s’bën ti për mua
T’jet' i drejtë a të jetë dinak
Mashkull lind por burra ka pak!
C’est la vie!

(C'est la Vie - Uh la la la la la ) x 4

Ref 2
C’est la vie - Më djegin lotët sytë me t'i pa
C’est la vie - sa vështirë e kam ty me t’fal
C’est la vie - t’më doje pak
Fati ynë do qe i pandarë
C’est la vie - nuk ka ditë për mua që nuk pres ty me t’pa
C’est la vie!

Verse 2
Se sa
Më ke dash' në zemër e mbaj
Se sa
Jeta ndal kur nuk të kam pranë

Qeshu, bindu, ji vajzë e mirë
Don’t be fake, mbi zemrën mos shkel
E pse dreqin demonët po fitojnë çdo herë

Uh la la
Më shtrëngoi në gjoks e më tha
Uh la la la
një ditë unë do të kthehem pas
Uh la la
Trupi s’dhëmb kur shpirti është plagë
Uh la la
Trupi s’dhëmb kur shpirti ështe plagë

Ref :
C’est la vie - Më djegin lotët sytë me t'i pa
C’est la vie - sa vështirë e kam ty me t’fal
C’est la vie - mami thotë që s’bën ti për mua
T’jet' i drejtë a të jetë dinak
Mashkull lind por burra ka pak!
C’est la vie!

(C'est la Vie - Uh la la la la la ) x 4

Ref 2
C’est la vie - Më djegin lotët sytë me t'i pa
C’est la vie - sa vështirë e kam ty me t’fal
C’est la vie - t’më doje pak
Fati ynë do qe i pandarë
C’est la vie - nuk ka ditë për mua që nuk pres ty me t’pa
C’est la vie!
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 1