
Besim Zeqiri
Malli Për Babë E Nanë
Malli Për Babë E Nanë
Gjithçka u prit shumë mirë edhe falë faktit, që ky materiali muzikor është finalizuar para publikut i punuar me mjaft shije edhe me anë të një videoklipi muzikor, për produksionin e të cilit u bashkëpunua me Red Media. Ky videoklip u publikua me datë 31 Korrik 2023. Muzikën e këngës e kompozoi Riza Selimi, autor i tekstit rezulton të jetë Ismail Fazliu, ndërsa për arranzhimin u përkujdes Hysni Klinaku.
Teksti :: Song Lyrics
Malli për atdhe si prush po më djeg
Nê dheun e huj s'un qan hall as dert
Bash si n'Kosovë e kam shtru ni odë
Plag't e zemrës, kânga mu me m’i shnosh
Përnatë shkoj në odë me hjek mërzinë
Ulun përmbi Jan n'prehën çiftelinë
Sa herë ulem n'Jan hiq gajret s'un boj
Se me dur të veta nana e punoj
Telat në dyzen mej qit s’po muj
Për ty oj nanloke ditë për ditë po vuj
Shpirti m'u ka thy, zemra po më dhem
Prej që i mbylle sytë ti oj nana jem
Nga malli për juve zani mirë s'po m’del
Por shpirti po m’vlon fjalët me i nxjerr
Vjerr p'e shoh lahutën baba që i ka ra
Çiftelinë e Janin me lot jam tuj la
Kujtimet ma t'mira në mendje më rrinë
Te vendi i lindjes ku e lashë rininë
Atje ku ma s'pari kam pi ujë në krue
Tu i ra lahutës babën e kam ngue
Melodinë tande kurrë s'ka me ndalë
Edhe kur t'më shkon loti sikur valë
Se ni fjalë të moçme t’parët na e kanë lanê
Plagën e shëron burri veç me kangë
Nê dheun e huj s'un qan hall as dert
Bash si n'Kosovë e kam shtru ni odë
Plag't e zemrës, kânga mu me m’i shnosh
Përnatë shkoj në odë me hjek mërzinë
Ulun përmbi Jan n'prehën çiftelinë
Sa herë ulem n'Jan hiq gajret s'un boj
Se me dur të veta nana e punoj
Telat në dyzen mej qit s’po muj
Për ty oj nanloke ditë për ditë po vuj
Shpirti m'u ka thy, zemra po më dhem
Prej që i mbylle sytë ti oj nana jem
Nga malli për juve zani mirë s'po m’del
Por shpirti po m’vlon fjalët me i nxjerr
Vjerr p'e shoh lahutën baba që i ka ra
Çiftelinë e Janin me lot jam tuj la
Kujtimet ma t'mira në mendje më rrinë
Te vendi i lindjes ku e lashë rininë
Atje ku ma s'pari kam pi ujë në krue
Tu i ra lahutës babën e kam ngue
Melodinë tande kurrë s'ka me ndalë
Edhe kur t'më shkon loti sikur valë
Se ni fjalë të moçme t’parët na e kanë lanê
Plagën e shëron burri veç me kangë
- Publikimi: 31/07/2023
- Ora: 19:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Video produksion:
- Çifteli:
- Sharki:
- Studio muzikore:
Studio Lumi
Komente 0