Intervistë E Përbashkët E Geraldit Dhe Vesës
4-7-2013
Tamam, si të ish shkëputur prej një skene filmi, në qytetin më romantik në botë – Paris, Big Basta rreperi i njohur, shfaqi një anë të tjetër të tijën duke i kërkuar Vesa Lumës dorën për martesë! Të gjithë së bashku! Po më tepër se një lidhje martesore, kjo ishte dhe një lidhje profesionale, sepse tashmë dy artistët kanë vendosur që të gjitha projektet e tyre në muzikë ti krijojnë e ndajnë bashkë ashtu si edhe këtë intervistë.
Elbino: Data 12.12.2012 çfarë ju kujton?
Vesa dhe Gerladi (Big Basta): Ajo datë na kujton Parisin, qytetin e dashurisë dhe dita që u ndiem njerëzit më të veçantë në botë.
Mu bë shumë qejfi kur mësova për fejesën tuaj. Urime, megjithatë s’më rrihet pa pyetur. Fakti që jeni persona publik si ndikon në lidhjen tuaj? Pyes se kjo është hera e parë që kemi një çift këngëtarësh të njohur në të dyja anët e kufirit.
Të falenderojmë shumë Elbino! Nuk ka ndonjë ndikim të madh të themi të drejtën përveç se ndihmon për ta kuptuar njëri-tjetrin dhe sinqerisht, mbështetja është ajo që ka forcuar edhe më shumë lidhjen që një kohë bëmë mirë që e mbajtëm vetëm për vete (një sekret i yni ky që po e ndajmë me ato që duan të kenë një lidhje të shëndosh dhe pozitive).
Po në karrierën tuaj?
Në karrierë është shumë më qejf, sidomos kur punon për ndonjë projekt të përbashkët siç kemi pasur disa deri tani dhe i kemi shijuar në maksimum edhe gjatë punës, por edhe në rezultatin përfundimtar që janë koncertet, aty ku realisht e sheh sa ka ndikuar puna dhe energjia që ke transmetuar.
Hajde t’ju fus pak në sherr. Cili këndon më mirë nga ju të dy?
Hahaha..vetëm atë që s’e kemi problem. Vetëm një përparësi kam unë (Vesa), se unë di të bëj rap shumë mirë, ndërsa Bigu kur këndon stonon shumëëë lol.
Para dy-tre vjetësh gjatë një interviste për këngën "Amanet", Vesa më ke premtuar se do isha i ftuar në dasmën tënde. Po shikoj gazetën "Shekulli" këtu dhe thotë që jeni martuar! Ku mbeti ftesa ime?
Elbino, kjo puna e martesës është komplet keqkuptim. Ajo unazë që unë mbaj në dorë është unazë propozimi që unë e mora në Paris dhe me të cilën unë i premtova Bigut se do bëhem gruaja e tij. Nuk kam harruar, në dasëm do të jesh i ftuar special. Por gjithashtu do jenë të ftuar gjithë ata që duan të jenë aty! Të premtoj!
Gerald ndërkohë jeni bërë dhe imazhi i UNICEF në kuadër të fushatës kundër dhunës ndaj gruas. Një rol shumë i rëndësishëm ky…
Viti 2012 ishte vit tepër vendimtar sa i përket fushatës kundër dhunës ndaj grave. Një nisëm e sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban ki Mun bëri që kjo fushatë të përhapet shumë shpejt në përvjetorin e saj në nëndor, duke pasur si synim figurat e njohura të vëndeve përkatëse për sensibilizim të popullatës. Pavarsisht se Shqipëria nuk figuron në listën e zezë të statistikave të OKB për dhunën ndaj grave, përfaqsuesit e UNICEF vendosën të më propozonin mua, gjë për të cilën ndihem mjaft krenar të jem pjesë.

Vesa, të paktën për këtë jemi të sigurte! Për të rrahur nuk të rreh hahahhahaha. Bëj shaka ok, se nuk po e mbaja dot.
Me Vesën kam të tjera marrëdhënie, sepse kemi lidhje të drejtpërdrejtë me kartën e të drejtave të njeriut në Helsinki e jo me OKB hahaha.
Ndërkohë po punoni së bashku për albumin e ri të Vesës. Çfarë mund të na tregoni rreth këtij albumi dhe ma do mendja do ju shohim sërisht në duet?
Një verë shumë e nxehtë edhe shumë 2013. Kemi një projekt që po bëhet me shumë dashuri dhe përkushtim të madh. Këtë vit do të jemi shumë më aktiv se çdo vit tjetër. Të shpresojmë të jemi mirë me shëndet.
Për pak desh harrova! Festivali i Kënges në RTVSH!!! Kurrë nuk kam parë festival më të dobët e vlersimet e jurise së huaj me letra në dorë e ZERO pikë…hmmm. Ç’përshtypje ju la?
Kishte edhe anë të bukura që ishin provat dhe kënaqësia që merrje gjatë interpretimit live me atë orkestër të mrekullueshme. Publiku pa gjithçka që ndodhi këtë vit me organizimin…mua thjesht më vjen keq që ky festival nuk po hap krahët dhe refuzon vazhdimisht të përceptoj që muzika po ndryshon vit pas viti dhe ne shqiptarët, si një popull jashtëzakonisht i talentuar nuk po mundemi të depërtojmë pikërisht për shkak të këtij mentaliteti. Pikët nuk më kan bërë përshtypje, sepse ishin vetëm gjashtë persona që vlersonin. Unë vazhdoj të marr mesazhe dhe urime akoma çdo ditë dhe për ata që lexojnë këtë intervistë ju tregoj se shumë shpejt (meqë po e kërkojn vazhdimisht) do ta publikoj versionin studio të këngës.
"Radio And Club" , rezultoi një album i suksesshëm. Po ju Big Basta a do të publikoni ndonjë videokëngë të re së shpejti?
Patjetër që po! Me hapjen e "042 Zone", kam më tepër hapësirë dhe kohë të bëj sa më shumë projekte dhe duke filluar që prej janarit vazhdoj kemi nisur të publikojmë ca projekte të reja dhe bashkëpunime ,gjithashtu tekste dhe produksione.
Në përfundim, si çifti i momentit në Shqipe, ju uroj veç më të mirat dhe ju pafsha gjithmonë të lumtur, sepse e meritoni!
Faleminderit shumë, gjithashtu ju urojmë dhe juve një vit sa më të lumtur dhe akoma më të suksesshëm.

(Albaniac)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0