TEKSTESHQIP
Big Basta & Kelly - Pa Ty
Big Basta & Kelly
Pa Ty

Autor i muzikës është Kelly, autorë të fjalëve të tekstit janë vetë Big Basta & Kelly, ndërsa produksioni audio u krijua nga Trinium. Krijimi i radhës u bë i disponueshëm tashmë si dhuratë i realizuar me mjaft shije edhe me videoklip muzikor, për produksionin e të cilit u bashkëpunua me MAX Production. Videoklipi është publikuar më 21 Mars 2026.

TEKSTI :: SONG LYRICS

[Intro Kelly:]
Dita ndalet,
Akrepa hapat e saj,
Puthja falet,
Jam i huaj, nuk kam faj,
Nuk di te pres,
Po nuk prite dhe ti,
Nuk di te vdes po nuk vdiqa nga ty

Big basta:
Këto fjalë janë vetëm fasadë
Këtu në dhomën e thatë
Për të treguar sesi ne të dy nuk jemi më bashkë
Për një fjalë mohuam vite, vetëm me një mesazh
Për një nuk ka asgjë më të keqe sesa ta ndash
Një jetë e kthyer në harresë, financiarisht në udhëkryq
Një fëmi i mbetur në mes, dhe lotët ja mbulojnë sytë
Shtëpia ndarë nga dy, po si me ty si pa ty
Do të ngjis dita ditës copat që mu kan thy
Asnjeri nuk ishte si ne, kur ecnim toka dridhej
"Kur Xhrohej Një Film", ishte fati që nuk dihej
Paketuam kujtimet, modernizim pa lidhje
Si mundet ta zgjedh karrierën, në vend që me zgjedh familjen
Në rrugën që po nis mos kujto se do digjem
Jam ndërtu që ti bëj ballë fatkeqësive dhe stuhive dije se

[REF. Kelly:]
Pa ty me ty, do vazhdoj rrugën që kam nisur
Do të shfletoj pas faqesh që kam grisur

Big Basta:
Po ta ktheja kohën pas, nuk do ndërroja asgjë
Se Ti duhet t'jesh e dëshpëruar që mua nuk më ke më
Se për një mashkull është dyfish botë e egër pa alternativë B
Na duhet dyfish zë, duhet ta dish që
Fama s'është rastësi, por kur vjen çasti
Nuk më ndalon as ti, derisa t'fitoj bastin
Frymëzoj mijra njerëz, emri im FOREVER LASTING
Unë s'ë bëj për vete por e bëj për passrdhësin
Një këshillë për njerëz të dobët, jetën mbyllin për ndarje
Vetëm zoti ta jep jetën vetëm ai mund ta marri
Çdo pasuri humbet brenda natës, s'duhet t'ndalesh
Ti e gjen rrugën e drejtë, njëra anë e medaljes
Asnjë s'e meriton më shumë se ti të ringrihesh
Se pas shiut hapen retë, fillon ditët me diell
Ik nga njerëz mosmirënjohës, më mirë vonë se kurrë
Edhe burrat qajnë, por ja dalim në fund

[REF. Kelly:]
Pa ty me ty, do vazhdoj rrugën që kam nisur
Do të shfletoj pas faqesh që kam grisur

Kontribuan:
Naten dite

VIDEOKLIPE

Komente 0