TEKSTESHQIP
Bijt E Sefes - Kënga E Hasan Fazlisë
Bijt E Sefes
Kënga E Hasan Fazlisë

Këngës i janë përshtatur vargjet nga Zekë Lushaj.

Teksti :: Song Lyrics

Eeeej,
N'katër anët po ushton-o burija,
Ngusht kish ra 'e Hasan Fazlija.

Eeeej,
Ngusht kish ra 'e Hasan Fazlija,
Ju kan` shtu-e do derte t'kqija.

Ju kan` shtu-e o do derte t'kqija,
N'Sarajevë po rrin me shpija.

N'Sarajevë eu Hasani o i shkret-e,
jetoj afër o tridhjetë vjet-e.

Jetoj afër o tridhjetë vjet-e,
Me familje me vllazën t'vet-e.

Këtu jetu’n t'parët e Hasanit
o n'Ratishë afër Deçan-it.

Dul i shkreti o muhaxhir-e,
Rrugë me rrugë tuj kërku mëshir-e.

Nisi e u ngrit eu pasunue,
Me ‘i boshnjake u martue.

Me ‘i boshnjake u martue,
Jetë luksoze o tuj kalue.

Nisi e u shtu o familja e tije,
Djem e vajza sa t'dush në shpije.

Djem e vajza sa t'dush në shpije,
vajzë kish le o më i pari fmije.

Si sorkadhe shtatë purtkë-e
Ja kanë vnue emrin Hikmete

Kur u rritë e kreu tetë-vjeçaren,
Ju lut babës o t'ia baj qaren.

Oh morë babë, po i thotë me m'ndigjue,
N’shkolla mesme po du me shkue.

N'cilën shkollë o të dush me hyjë-e,
Të ndihmon baba moj bijë.

Vajza babës fjalën ja dredh-e,
Medicinën e kam zgjedhë-e.

Nisi Hasani çik’s po i buzëqeshë-e,
Moj Hikmete moj sokoleshë-e.

Oj Hikmete oj sokoleshë-e,
Don me u bo mori doktoreshë-e.

Don me u bo moj sanitet-e,
Te uron o baba suksese.

Shkolla t'mesme dhe fakultete,
N'qoftë se i kryn o i ke për vete.

Heeej, veç ni gja ti mos harro,
Afroj mend't e mos u lazdro,
Kape dijën e mos e lësho-e.

Mos t'hyn vetja n'begeni-e,
Jet pa shkollë, jet pa shtëpi-e.

Jet pa prind, jet pa vllazni-e,
Jet pa burrë, besa jet pa fmijë-e.

Jet pa plangë, o jet pa votër,
Jet pa shoqe, edhe jet pa motër,
Jet pa t'mirat që vijnë në sofër,
Me t'këndue qyqja në kodër.

Jet pa mend, s'mundesh me i gjetë,
Jet pa shpirt edhe jetë pa jetë,
Çka ta mjellish o e korrë vetë.

Heeej, edhe ni gja bij’ po t'kshilloj,
asamnin nuk ta duroj
Çka sun qon nuk ta ngarkoj
Jo marrinë nuk ta lejoj
Me gjithkënd me qu dashni
O s'ban mirë e s'ke dobi
Kur t'vjen puna dej aty
Zgjidhe ni perka djemni
Mos zgjedh t'vjetër po djalë t'ri
T'jetë i pastër o sikur ari
Le të jetë ni bir shqiptari
Tjetër kand baba s'ta don
Ndryshe babën e damton.

Oooo, ruju t'keqës mos t'bohet ves
O me gjithkënd mos me lidh besë
Se i pabesi të mashtron
Ta humb jetën o përgjithmonë
Për shok t’jetës e përgjithmonë
Ni shqiptar ta kisha dhanë
Qysh na thotë kanuni i t'parit
Ti e merr ni bir t'shqiptarit
N'qoftë se m'vet mu, ban kësisoj
Jetën time se ve n’lojë
Sa për mu ba qysh të dush
Oo pa razi, nuk të vyn kërkush.

Heeeej, Çika e vetë babës po i thotë,
O i kanë rrjedhë dy pika lot
O mor babë o ti çka m’the
Hala jam, po thotë, e re
Kur të vjen koha për burrë
Pa qejf s'martohna kurrë
Nuk ta humbi ty fytyrën
Qysh të m'thush e kry detyrën
Ja ka dhonë besën e Zotit
O n'tokë i ran do pika t'lotit.

Oooo oh sa përmallshëm i thotë Hasani
Përhajr shkollën t'bijës ja bani
E i uroj shumë dituni
U ndan t'knaqën babë e bijë
Deri ne fund ai i ndihmoj
Çdo dëshirë pra ja plotësojë
Vajza shkollën kur e kreu
O babës e nanës shpinën jau ktheu.

Eeeeej shkeli besën o që e pat dhanë
O shkeli babë edhe shkeli nanë
Shkeli vendin o që e rriti
Shkeli mundin që n'dritë e qiti
Shkeli vetën që nuk diti,
Me 'i doktor zemrën e ngjiti,
Katërdhjetë e pesë vjeçar,
Ishte i vjetër jo beqar
Tjetër komb e tjetër farë
Katër herë ishte martue
Katra ikën e lan t'vetmuem
Katër gra, katër sorkadhe
O i ka l'shu për mendje t'madhe
Tash i erdh radha Hikmetes,
O për me zgjedh për shok të jetës.

eeej qysh kanë thanë, qysh kanë kallxue
O nona vet e ka msitnue
E msitnoi ja humbi jetën
humbi burrin dhe Hikmeten
Ksi dredhi e ka i pabesi
O kjo është kajtja e interesi

Eeeej, Aleksandri o me gjith grue
Ou Sarajevën e ka lshue
Sall me pshtu me faqe t'bardhë
Paskan shku n'qytetin Zarë
N'dalmaci atje n'bregdeti
O shkoj Hikmetja dhe shkoj Aleksi

Eeeeej, kan gjetë punë kanë gjetë shtëpi
O tu punu për mrekulli
Kur murr vesh Hasan Fazlija
Për tradhtinë qe i bani e bija
Ja ka nis me kjajt si f’mija
Kur e mur ketë lajm të zi
Si ti ra qielli permi
Si ta lëshoj toka perfundi
Lot i rrjedhshin sikur lumi
Ju kanë k'put shpresat e jetës
O qysh Hikmetja e lujti besën.

Ooo, O Zymer po thërret Hasani
O qy Hikmetja çka na bani
Kqyre vlla more çka na gjetë
Ftyrë as nderë ma s'na ka metë
Çka m'ka marrë zemra gaflet
Me luftu spo di as vet
Me vra njanin o s'baj gajret
Me i vra dyt po m'vjen kjamet
Si t'ja baj hallin se di
Ah Hikmete o mori bij
O kot ka shkue mundi për ty!

Oooo, sa mërzit ish kanë Zymeri
O nja dy fjalë ja ka thanë i mjeri
Hajt mor bac o mos ki dert
Se ketë punë e ndreqi vet
Shkon Hasani tuj kujtue
Edhe vllaun e ka pik’llue
As si hahet as si pihet
Bjen në gjumë edhe nuk i flihet
Shkon në punë vendi s’i zihet
Vjen në shpi po nuk i rrihet
Tuj bo plane tuj e mendue
Ja doktorin me likfidue
Ja me të me u miqasue
Me liftu s'lejon pushteti
O me u miqsu s'lejon adeti.

{PT.2}
Eeeej, u qu ni ditë ai e dhezi kerrin
trup e trup, e kaloi shehrin
Sarajevën o krejt qytetin,
E la tokën e mësyni detin
Pak pa dalë more në bregdet
O u takue me ‘i shok të vet

Oo, me Zeq Berishen osht takue
E vet: Hasan ku ja ke lshue?
Gjer në Zarë po do me shkue
Atje bija m'asht martue
Po shkoj tash me i vizitue
Me doktorin o me u takue
Athu mundet o me m'shërue
Gjakun pak me ma qetësue
Jam smu keq nga anemia
M'ka smu dhandrri edhe bija
Pak po qesh Hasan Fazlija,
O jo prej qefit, po nga mërzia.

Eeej, kqyre Zeqa i tha do t'vijë
O rri bre Zeq i thotë atij
Nuk muj ty atje me t'shti
N'ma dhash besën o n’shpi me m'kthy
O Besën Zeqë unë po ta jap
O n'shpi tande të kthej prapë
Po t'baj be në Perëndi
O ty po t'marr me hjek mërzi.

Oooo, të dy shokt more paskan msy
O n'qytet Zarës kokan hi
Kokan shku n'hotel me pi
Sa me shpejt Zeqa u çue
Te Aleksa n'shpi ka shkue
O i ka marre more burrë e grue
Te Hasani i paska çue
Kur i pa Hasan Fazlija
Kah po i shkonte dhandrri e bija
E kanë rrok do t'dridhme t'kqija
E shikon dhandrrin me sy,
Gjaku i f’tyrës ju ka nxi
Kur per s'dyti e shikjon t’bijnë
Zorrët e barkut ju përzinë
Ja jep dorën me pritesë
Çka m'ke ba mori e pa besë
Qysh më qite n'flakë t'barotit
Ka me t'vra mori besa e Zotit
Pasha gjakun e Kastrioitit
Pasha trimin Skenderbe
i pabesi s'ka me m'pre
M'ke pre ti që t’kam pas bijë
Lirisht shpinën o ta kam kthy
Fol Hikmete o çka po thue
O hupe vetën, m'hupe mue.

Oooo, Të kam rrit e t'kam shkollue
Çdo dëshirë ta kam plotësue
Tash ti krejt e rrotullove,
Edhe babën e mashtrove,
Pa izë t'babës u martove
"Valla more babë unë hiç s'po di
S'pat nevojë kaç thellë me hi
Sa i përket martesës sime
U trashëgofshim o me gëzime
Ma pedant e ma drangue
Burrë ma i mirë, tha, s'vyn për mue
Shkollovan edhe me kulturë
O unë prej tij nuk ndahna kurrë"

Oooo, O u ngushtu Hasan Fazlija
O fjal të rand që ia tha e bija
Aleksandrit o ju ka kthy
Po ku je mor axhami
A e din ti çka qujm trimni
S'asht trimni me vjedh në shpi
Me grabit vajza për shpi
Trimni asht thotë o me punue
Me njerstë tua me fitue,
N'luftë ne shkofsh me triumfue
N'qoftë nevoja të luftosh
Te lëshë mbrapa diçka n'koshë
Në shpëtofsh, shpëto me nderë
Me t’këndu lavdi përherë,
Se Shqiptari i fort si guri,
Jo s'lufton pa u mbështet për muri
Pra kur t'mbështetët dije djalë
O zor asht turrin o me ja ndalë!

Heeeej, si Shqiptar e kom detyrë,
O faqebardhë me vdekë me f’tyrë
Fjal mas fjala tu bisedue
Aleksandri ish idhnue
E Hasan bre, ia ka ba
O i kom pas edhe katër gra
E me to s'kam mujt me çue
Qe të katrat i kam lshue
Tash kam marrë ni bijë shqiptare
Veç për t’urte edhe hyzmeqare
Nuk e ndrroj me mat me pare
Prej Hasanit o largue
N'allti doren e ka l'shue
E Hasani ju ngërmue
Mos e l'sho dorën n'allti
O jam Shqiptar më vjen mërzi
K’tu s'asht vend për tollovi
Por këtu asht me ngrënë me pi
Tjetër ditë kur t'vi te shpia
T'shihet nderi edhe trimnia
T'shihet nderi o Aleksandër
Kurrë në jetë tha s't'kam pa anderr
O se ti mue po m'bahesh dhandërr.

Eeeej, Hajli koftë,
koka shkrue,
N'qafë më pastë Hikmetja mue.

E kah Zeqa ai koka kthy,
Eja Zeqë po t'qoj në shpi
Jo s'kam fjalë me axhami-e.

Ne shpi Zeqën e ka dërgue,
Besën n'vend e paska que.

N'Sarajevë në shpi ka shku,
Me u marrë vesh edhe me grue.

E ka dijt pse s'ka kallxue,
Asaj hakun me ja pague.

Jo se gjojke gruen në shpi,
Kish pas ik ajo shkue n’gjini.

E Hasani çka ka ba,
O në punë vot o kon. (ka shkue)

Po punon dej n'ora dy,
Koka dredhë e vjen në shpi.

U përshëndet me f'mitë e tij,
Mirë u pafshim o ju f’mi.

Mirë u pafshim o ju f’mi,
Nashta baba ma nuk vi.

Nashta baba ma nuk vi,
Pa Hikmetën s'muj me u kthy.

Lamtumirë Zymer Fazlija,
O vlla ty po t'jesin f’mija.

O vlla ty po t'jesin f’mija,
S'di a kthehna i gjallë te sh’pija.

E mashtroj diqysh Zymerin,
Shpejt e shpejt ai e dhezi kerrin.

Shpejt e shpejt e dhezi kerrin,
Oooo, n'shokë e futi,
eh more revolverin.
Eeeej,
Shpejt e shpejt në Zarë ka shkue,
O asht merzitë edhe asht ngushtue
Edhe n'gjeti e la kerrin
Ja ka fut alltisë shanzherin
Shpinë e dhëndrit o e ka msy
Drejt po shkojka n'zyre t'tij
Ku punonte mbas orarit
Ku ja njeh palcën dinarit
Shkeli llozin e u hap dera
Hyn Hasani o bash si era
Aleksandri po rrin n’skemli
O tuj marue do dhmb të ri.

Eeej, e kthej kryet e kur e pa,
O përpak mendja nuk e la
Ja ka l'shu Hikmetes ni za
A Ka ardh baba i thotë me t'pa
Shpejt Hikmetja vjen aty
e shikjon Baben ne sy
Ja pa ftyrën e gjakun zi
O sikur aklli n'vend u ngri.

Eeej, ec Hasani hapa hapa
Ou, shikjon anve edhe mbrapa
E i ka dal dhëndrrit karshi,
O i bërtet o faqezi
A din ti çka qu’jm trimni?
A ke pa shqiptar me sy
Sa fell brinat me ta i ke shti
Aleksandri n'kamë o çue
O t'lutna shpinë Hasan me ma l'shue.

Eeej, Aleksander o s'ta lëshoj dot
Jo pa ta mbush barkun barote
Dje t'kam folë me fjalë të buta
A kujtove o qe tu tuta?
Prej barutit s'tutet Shqiptari
Na tremb miku e kurr tradhtari
Na tremb fjala si qehlibari
Na kanë varë e vu ne hunjë
Na kanë zhyt me krye në ujë
Na kanë rjepë edhe torturue
O pushkë as top s'na ka frigue.

Eeeej, Kur t'vjen miku, Aleks, në shpi
O duhet prit me bujari
Mos kqyr tash me shkund prej çarit,
Ta ka kojt bijën e shqiptarit
M'ke marre vajzën o pa m'pytë fare
Jam shqiptar, jo s'vdes me marre
Deri n'shok e ka lëshu dorën
E shkoqit ngadalë revolën
O qetash baba ja'u ven kunorën.

Oooo, fort Hikmetja asht mërzit
O t'madhe çika o paska brit
Ore babe ty te plaqin syt
Ndale dorën allti mos qit
T'lutna babë burrin mos ma myt
Po i afrohet o me ja ngjit
Me trullue a me habit
Aleksandri ec prej tij
Edhe fijokën e ka msy
Don me marrë t'vetën allti
E Hasanit o me ja kthy
Po Hasani ja ndërmori
Ou, pak ma shpejt t'vetën e nxorri

Eeeej, Shpejt e nxurr alltinë prej shoke
Oooo, ja ka sha more 12 loke
Shpejt Hasani e humb durimin
O ja ka qitë revoles timin
Dalin plumbat si vetima
Ja mbush barkun aspirina
Me gisht t'djathtë ja ngrehi çarkun,
Plot barot ja ka mbushë barkun
Ja ka dhanë 2-3 pluma n'gojë
O me ftyrë timen nuk ka lojë.

Eeeej, ty Aleks të kam kallxue
Jo Shqiptarja s't'vyn për grue
Edhe i plumb në shtat ja la
N'kambë e n'durë Aleksa ra
Pa i dalë shpirti i fjalë pe flet
Qysh e lypa edhe e kam gjetë
Katra i pata, katra i l'shova
Me Hikmeten u mashtrova
Jetën vetit ja shkurtova
S'ja kam humb jetën sall vetës
Por ja humba dhe Himketes
Edhe i herë ban o le le,
O e l'shoj shpirti n'dysheme.

Oooo, çka me pa more at' Hasan Fazlinë

E vrau dhandrin, e msyni t'bijnë

Ja ka kthye o vajzës alltinë

O ku je e bija boshnjakes?

Ti ja hupe mori jetën babës

O Hikmetja qashtu kur e pa,

Ka piskat ou e l'shoj ni za

Oo n'ore tonde o baba

Nuk ka n'ore o mori bijë

Fort e shtine moj babën n'mërzi

N'punë të kqija o mori mu m'ke shti

M'ke marrë ftyren, edhe m'ke marr nerin

Prite tash, mori revolverin

O ja ka kthejke vajzës vallterin

Turr po bon Hikmetja ik prej tij

Nëpër sobë e po i ban dredhi

Ky Hasani o'i ka dal në pritë

Rrept vallteri paska kërsitë

E i ka qit mor veç dy pluma t'zi

Murën qikën o bash nër bri

Pa i dalë shpirti, oh po bon oj nanë

Me tradhtu po thotë koka randë

Ja ka nis o me u valavitë

Gjak për goje ja ka nis me qitë

Kur e pa ai Hasan Fazlija

Se i dul shpirti, po'i vdiqte e bija

Ja ka nis o me kjajt si fmija

Kjanë Hasani edhe rënkon

Jetën vetit o po ja shkurton

Ai në fyt vetin e shënon

O i dha zjarr e jehoj alltia,

Vdiq e shkoj o Hasan Fazlija

Mbi Hikmeten o u mbështet

Përmi gjoks të evladit t'vet

Që të tret, o i ka mlu gjaku

Sipas veprës Hasan ju dha haku

Prite punën oh pa u ba

O se kur t'bahet o, eh more mos ban za-e.

Kontribuan:
Altinn,
Besa,
Humane Sinani
Komente 0