TEKSTESHQIP
Bijt E Sefes - Flakë E Kuqe U Dhez Gjakova
Bijt E Sefes
Flakë E Kuqe U Dhez Gjakova


Teksti :: Song Lyrics

Flakë e kuqe u dhez Gjakova,
Për dritarje fjalët t'i ngova,
O Aman bre, trima shqiptarë,
Një kovë uji me e ndrrrue me ar.

Col Delia i Geg-hysenit,
Pushkë e parë e Lidhjes Prizrenit,
Mbi kasolle, mbi havli,
Për dritarje mbrenda ka hi,

O e kërkon Coli në skut o në skut,
Pashë Magjarr e ku je fut,
O dil n'mejdan o Pasha plak,
Krejt koforin ta mbushi gjakë,

Tuj vikat tuj kendue si n’dasëm,
N’i vend t’keq e ka gjetë Pashën,
Ballë-për-ballë marshallit t’mbretit,
Col Delia i Geg-hysenit,

O 500 vjet more osmanli,
Vorre hasmit jena ngi,
O trojet tona janë shqiptare,
S'i dorëzojmë për pa dalë fare.

Mos ban nder me tokë të huej
Ç’ka u pat gjetë tri herë në Krujë?
Mos harro pse u banë shume vjet,
Skënderbeu asht gjallë apet.

Kush t‘na ngucin, kush t’na prekin,
Kush mbas kreve n’besë t’na presin,
O le t'a kallimë në kullë o përbrenda,
Dej t'pikë ujë do t' digjet zemra,

Mor le t'a dinë o krajli e mbreti,
Oooo historinë oooo
O shqiptartë ja shkruajnë vetiiiit!

DËRGOI:
Komente 0