TEKSTESHQIP

Bledi Milioneri
Edhe Bie Dalengadale
Lyrics
(Feat. G-bani)

Endrrat realizohen rralle
Sepse jeta s'esht perralle
Shikoj hallet ne mehalle
Edhe bie dalngadale

Me mbahet mend ne 93-shin kur u nisa per Greqi
Bashke me babain time droperdore ne kufij, pa asnje njohje
Me 10 mijlek ne xhep pa dokument
Sa her qe kujtoj at nate zverdhen dhe me merren mend
Edhe kur na ndiqnin qent, me kujothet kur me thonte
Zoti eshte i madh dhe do kujdeset per ne sonte
Me nje triko me mbulonte ndersa flinim jashte nje kishe
Kaluan vitet dhe kuptova zoti i madh ku ishe
Kaluan 12 vjet dhe tani eshte 2005
Kam nje histori te hidhur tju rrefej per cdo te zez
Per cdo hall, kam nje shpres, per cdo shpres kam nje penges
Kam nje hero ne zemren time derisa te vdes, se nuk e di
A ke fatin qe ta kesh edhe ti
Ne 6 e 1 cerek dil ne 11 kthehu ne shpi
Djali tanui esh VIP del ne TV edhe ben pall
Ndersa babai punon edhe robtohet ne mehall
V I P, ti vi, pall, ndersa babai punon, sepse, sepse

Endrrat realizohen rralle
Sepse jeta s'esht perralle
Shikoj hallet ne mehalle
Edhe bie dalngadale

Sepse s'lozja me gur shum i prapt, sepse kur s'kam qen i tille
Ndoshta mund ta lozja se gjithmon kam pas mundesine
Po te jet mesim per gjith ata qe nuk e dine
Se cdo gje qe kam un sot, eshte fal mundimit tim
Eshte fal familjes time, eshte fal dhe CRAZY-t tim
Eshte fal dhe nenes time qe me rriti me mundim
Se s'harroj lotet e saj, qe sa her vinte nga puna
C'do gje linte pas dore qe fjalt e embla mos t'i humbja
Me kujtohet dhe Im Ate qe gjithnje ka pas nje ankth
Cdo dit kerkonte pune ne gazeta dit e nat
E kisha dhe nje teze qe tani nuk jeton me
Dhe sa her me vjen ndermend un filloj dhe qaj me ze
Tani hedh syt nga lagja ime por ajo eshte ne hall
Per cdo cep per cdo shtepi ka nje problem per cdo mehall
E ka nje hall, e ka nje mall, por askush nuk i del ballë
Dhe un bashke me ata filloj e bie dalngadal... Bie dalngadal

Endrrat realizohen rralle
Sepse jeta s'esht perralle
Shikoj hallet ne mehalle
Edhe bie dalngadale

O Bledi ndjehem keq, kur njerezit merziten
Varferi, mizerje pa pun
PA ASNJE PUNE
O Bani ndjehem Keq kur njerezit merziten
Ateher merzitem dhe un
EDHE UNE

DËRGOI: