TEKSTESHQIP
Bledian Ajroja - Deshte Apo S'deshte
Bledian Ajroja
Deshte Apo S'deshte

Vijën melodike dhe okestracionin e realizoi Nexhat Mujovi (Wirusi), teksa kënga është përshtatur me vargje nga Fatmir Muja. Asgjë nuk iu la rastit, prandaj ky projekt muzikor godet dhe vjen para ekraneve tona shumë bukur edhe me anë të një videoklipi muzikor, i cili është publikuar online më 17 Shtator 2017 dhe shumë shpejt iu kushtua goxha vemendje.

Teksti :: Song Lyrics

Ky qytet po më vret pa takimet tua,
zemra dhe syri qan për fjalen "të dua",
po ti më nuk je, lotët s'mi sheh,
asgjë nuk është si dje,
po ti më nuk je, lotët s'mi sheh,
larg meje po fle.

[Refreni]
Deshte apo s'deshte kujtimet po vijnë,
shpirtin po ma djegin, trupin po me ngrijnë,
krejt ç'ka i merr jeta, më nuk e kthen,
dhimbjen dhe kujtimin, në zemër i le, në zemër i le.
Deshte apo s'deshte kujtimet po vijnë,
shpirtin po ma djegin, trupin po me ngrijnë,
krejt ç'ka i merr jeta, më nuk e kthen,
dhimbjen dhe kujtimin, në zemër i le, në zemër i le.

Po më vret, ky vend, ku jemi taku,
s'ka dashni për ty, s'ka dashni për mu,
po ti më nuk je, lotët s'mi sheh,
asgjë nuk është si dje,
po ti më nuk je, lotët s'mi sheh,
larg meje po fle.

[Refreni]
Deshte apo s'deshte kujtimet po vijnë,
shpirtin po ma djegin, trupin po me ngrijnë,
krejt ç'ka i merr jeta, më nuk e kthen,
dhimbjen dhe kujtimin, në zemër i le, në zemër i le.
Deshte apo s'deshte kujtimet po vijnë,
shpirtin po ma djegin, trupin po me ngrijnë,
krejt ç'ka i merr jeta, më nuk e kthen,
dhimbjen dhe kujtimin, në zemër i le, në zemër i le.

Kontribuan:
Orhan Balliu
Komente 0