Blerina Braka
Merri Krejt
Merri Krejt
Autore e melodisë dhe autore e fjalëve të tekstit është vetë këngëtarja, teksa këngën e orkestruan bashkarisht Kedbeats, Jeris Kaso & Freaks Ent. Pasi u plotësua me të gjithë komponentët, projekti muzikor vjen i finalizuar dhe në ekranet tona i punuar mjaft mirë me një videoklip, produksionin e të cilit e përgatiti Cutframe. Ky videoklip erdhi në platformat online më 14 Shkurt 2026 dhe direkt pas publikimit interesimi ishte goxha i madh. Kënga përshkruan një marrëdhënie të trazuar, ku ndjenja e dashurisë dhe e dhimbjes bashkëjetojnë. Flitet për konfliktet e përditshme, zhgënjimet dhe thyerjen e premtimeve, por edhe për faktin që pavarësisht zemërimit dhe plagëve emocionale, ndjenja e dashurisë mbetet e fortë. Refreni "Unë jam ti, ti je unë" nënvizon lidhjen e pandashme mes dy personave, duke treguar se edhe pas grindjeve dhe shkatërrimit, ekziston një dëshirë e thellë për pajtim dhe vazhdim të dashurisë. Në festën e të dashuruarve, mesazhi i këngës merr një kuptim të veçantë: dashuria nuk është vetëm lule dhe dhurata, por edhe përballje me sfida, falje dhe rikthim tek ndjenja e vërtetë. Kjo është një këngë për kontradiktën mes urrejtjes dhe dashurisë, për betejat e brendshme në një marrëdhënie, dhe për faktin që dashuria shpesh triumfon mbi konfliktin.
TEKSTI :: SONG LYRICS
Merri krejt
Sa fort je tu me godit
Prej teje s'e kom prit
Se bashkë ne jena rrit
Ti t'këqijat m'i ke nxit
T'u zën jena përdit
Se do vinte kjo dit
Kurrë s'e kam dit
Mërzitem - të urrej
Bërtas e shpërthej
Ama kur ulim armët
Prapë, prapë po t'ndjej
S'po di ç'ka ndodh me ty
S'po di ç'ka ndodh me mu
M'ke hidhnu
M'ke shkatërru
Ama prapë, prapë po t'du
Merri krejt, ty t'i kam fal
Sa t'kam pa, fryma m'u ka n'al
Unë jam ti
Ti je unë
Merri krejt, ty t'i kam fal
Sa t'kam pa, fryma m'u ka n'al
Unë jam ti
Ti je unë
Premtimet para Zotit
As unë, as ti s'i mbajtëm
Kujdesin, respektin e grisëm
Mbi të, ne hodhëm baltë
Dashnia nuk ka mbaru
Ti më do, e unë të du
Po a shtyhet kështu
S'po di ç'ka ndodh me ty
S'po di ç'ka ndodh me mu
M'ke hidhnu
M'ke shkatërru
Ama prapë, prapë po t'du
Merri krejt, ty t'i kam fal
Sa t'kam pa, fryma m'u ka n'al
Unë jam ti
Ti je unë
Merri krejt, ty t'i kam fal
Sa t'kam pa, fryma m'u ka n'al
Unë jam ti
Ti je unë
Sa fort je tu me godit
Prej teje s'e kom prit
Se bashkë ne jena rrit
Ti t'këqijat m'i ke nxit
T'u zën jena përdit
Se do vinte kjo dit
Kurrë s'e kam dit
Mërzitem - të urrej
Bërtas e shpërthej
Ama kur ulim armët
Prapë, prapë po t'ndjej
S'po di ç'ka ndodh me ty
S'po di ç'ka ndodh me mu
M'ke hidhnu
M'ke shkatërru
Ama prapë, prapë po t'du
Merri krejt, ty t'i kam fal
Sa t'kam pa, fryma m'u ka n'al
Unë jam ti
Ti je unë
Merri krejt, ty t'i kam fal
Sa t'kam pa, fryma m'u ka n'al
Unë jam ti
Ti je unë
Premtimet para Zotit
As unë, as ti s'i mbajtëm
Kujdesin, respektin e grisëm
Mbi të, ne hodhëm baltë
Dashnia nuk ka mbaru
Ti më do, e unë të du
Po a shtyhet kështu
S'po di ç'ka ndodh me ty
S'po di ç'ka ndodh me mu
M'ke hidhnu
M'ke shkatërru
Ama prapë, prapë po t'du
Merri krejt, ty t'i kam fal
Sa t'kam pa, fryma m'u ka n'al
Unë jam ti
Ti je unë
Merri krejt, ty t'i kam fal
Sa t'kam pa, fryma m'u ka n'al
Unë jam ti
Ti je unë
- Publikimi: 14/02/2026
- Ora: 18:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Mix:
- Master:
- Post Producer:
- Video produksion:
Cutframe
Komente 0