TEKSTESHQIP
Blerina Dibra - Ty Has
Blerina Dibra
Ty Has

Këngën e kompozoi Nexhat Mujovi (Wirusi), tekstin e kreu Izet Rraci, ndërsa për okestracionin u kujdes Xheni Meçe. Krijimi artistik i radhës erdhi i finalizuar dhe i realizuar shumë bukur me anë të një klipi muzikor, për të cilin u kujdes Plan B Studio, ndërsa për regjinë u kujdes Fatmir Tahiri. Spoti muzikor u transmetua me datë 3 Maj 2021.

Teksti :: Song Lyrics

E kujtoj me mallëngjim,
Çdo rrugicë t'qytetit tim,
Ku e mësova jetën si fëmijë,
E ishim të ri, me t'vërtetë të ri (2X)

Ref.:
Ty Has ngado që shkoj,
T'kam n'zëmër, s'të harroj,
O sa mall që kam për ty,
Një kafe në... ta pi
Tek ti zgjohen babë e nanë,
E gjithçka që unë kam lanë,
Shpirti, zëmra mu ka vra,
Kejt gurbeti na ka nda...

Atje flejnë ëndrrat e mia,
Ku më pret përherë shoqnija,
Në ahengjet familjare,
Ta knojmë këngën qytetare (2X)

Ref.:
Ty Has ngado që shkoj,
T'kam n'zëmër, s'të harroj,
O sa mall që kam për ty,
Një kafe në... ta pi
Tek ti zgjohen babë e nanë,
E gjithçka që unë kam lanë,
Shpirti, zëmra mu ka vra,
Kejt gurbeti na ka nda...

VIDEOKLIPE

Komente 0