TEKSTESHQIP

Blerta Gace, Së Shpejti Një Duet Me Aurelën

18-11-2012
Blerta Gace, Së Shpejti Një Duet Me Aurelën
Ajo ishte këngëtarja më e mirë në prezantimin skenik me këngën "Sky is the limit" në festivalit 'Kënga Magjike 2012'.

Është kjo Blerta Gaçe, e cila me shumë kënaqësi ka pranuar të flasë për gazetën tonë, vajza e cila ka lindur me këmishë dhe këtë e vërtetoi edhe prezantimi i saj në këtë festival për herë të parë direkt me çmim.

Por, edhe ne ia kujtojmë motrën e saj Aurela Gaçe, që Blerta thotë se është nder të jesh motra e saj. Vajza na tregon se aktrimin dhe kërcimin nuk do t'i lërë kurrë mënjanë, ndërsa së shpejti do të jetë protagoniste në një film. Për më tej, ju pret rrëfimi i saj.

"Kosova Sot": Më mirë t'ju themi si jeni Blerta, apo si jeni prezantuesja më e mirë skenike e 'Kënga Magjike 2012"?
Blerta Gaçe: Përshëndetje dhe ju falënderoj për këtë intervistë. Më mirë Blerta!

"Kosova Sot": Me këmbë të mbarë, direkt në festival dhe drejt e në finale e me një çmim, je vajzë me fat?
Blerta Gaçe: Gjithmonë i kam thënë vetes që jam me fat dhe mami im thotë kam lindur me këmishë. Në këtë rast ishte e vërtetë.

"Kosova Sot": Të vjen keq që ende të thonë motra e Aurelës, kur ti këndoje?
Blerta Gaçe: Në fakt para se të dilja në skenë natën finale kur po jepeshin nominimet dikush nga salla bërtiti "Blerta Gaçe", kështu që jo aspak nuk më vjen keq. Është nder të jesh motra e Aurela Gaçes.

"Kosova Sot": Në këtë interpretim 100 për qind ishte suksesi yt?
Blerta Gaçe: Jo. Kam pasur një skuadër të fortë dhe shumë të talentuar duke filluar nga gjeniali, stilisti Joni Peçi. Koreografët Almenda Hoxha dhe Rinold Gjoceraj bashkë me 10 balerinë të shkëlqyer, make-up artist Artur Muça. Falënderoj Zotin mbi të gjithë.

"Kosova Sot": Më duket se motra Aurela u gëzua më shumë për çmimin sesa ti?
Blerta Gaçe: Është e vërtetë.

"Kosova Sot": Ishe dakord për çmimin e parë, që shkoi te Albani?
Blerta Gaçe: Shumë dakord, Alban Skenderajn e admiroj shumë. Është artist i vërtetë.

"Kosova Sot": Po Blerta me kë dhe ku po jeton?
Blerta Gaçe: Jetoj vetëm dhe në Nju-Jork, USA.

"Kosova Sot": Tani do të nisësh seriozisht të merresh me muzikë dhe ta lësh mënjanë aktrimin?
Blerta Gaçe: Aktrimin aspak, kënga, kërcimi dhe aktrimi janë dashuritë e mia dhe janë të pandara. Po punoj për një film tash për tash.

"Kosova Sot": Ke menduar se një ditë mund të kemi një duet me Aurelën?
Blerta Gaçe: Po. Shumë shpejt do të jetë ky bashkëpunim me Aurelën.

"Kosova Sot": Projekti i radhës në muzikë cili do të jetë?
Blerta Gaçe: Është sekret!
Blerta Gace
Sky's The Limit
[Teksti dhe Klipi]
(Maksim Gjokaj)

Komente 0