TEKSTESHQIP

Blerta Gace: Ja Deri Ku Arrijnë Limitet E Mia

8-12-2012
Blerta Gace: Ja Deri Ku Arrijnë Limitet E Mia
Ka marr pjesë për herë të parë, në një kompeticion muzikor dhe menjëherë goditi në shenjë. Këngëtarja Blerta Gaçe, është nderuar me çmimin "Prezantimi më i mirë skenik", në Kënga Magjike, që e cilëson si një sukses. Në një intervistë për TH&TH, artistja simpatike shqiptare flet për projektet e saj muzikore, jetën në New York dhe marrëdhënien e ngushtë me motrën e saj, këngëtaren e mirënjohur Aurela Gaçe. "Sky is the limit", (Qielli është limiti), duket se i solli fat këngëtares, ndaj dhe ne jemi në pritje të një projekti të ardhshëm muzikor prej saj.

Konkurruat për herë të parë në një kompeticion të rëndësishëm si Kënga "Magjike" dhe u nderuat me çmim, mendoni që është një sukses ky?

Përshëndetje, fillimisht ju falenderoj për intervistën dhe se dyti po mendoj se të hysh në finale por në të njëjtën kohë edhe të marrësh një çmim është një lloj suksesi.

"Sky is the limit", një këngë dance, pse zgjodhët pikërisht këtë rrymë?

Jam e frymëzuar nga rryma dance dhe ritmi, por kënga ka pas dhe ndërthurje të tjera që e bënin më të veçantë prandaj më pëlqeu.

Blerta vet njeh limite…

(Buzëqesh) për disa gjëra po, duhet limiti por si moto e jetës më përshtatet, sepse unë vërtet mendoj që "qielli është limiti", domethënë që çdo gjë është e mundur jo vetëm për mua por për të gjithë.

Edhe performanca ishte një tjetër aspekt që duhet vlerësuar, ju vet sa e kënaqur ngelët me të?

Po, por jo thjesht me veten, me gjithë skuadrën shumë të talentuar e punëtore që kisha. Stilisti gjenial Joni Peçi, e mrekullueshmja koreografja Almenda Hoxha, Rinold Gjoceraj e gjithë balerinët. Për veten po them që jam "punë në progres". Jam kritike për punët e mia.

Mbrapa kuintave ishte motra juaj Aurela Gace, që ju puthi në balle kur fituat. Çfarë emocionesh ndjetë në ato momente?

Lumturi pa masë.

Sa këshilloheni me Aurelën, sa i takon muzikës?

Aurela është motra ime më e madhe që e dua shumë dhe konsultohem me të, jo vetëm për muzikë por edhe për shumë aspekte të tjera në jetë.

Jeni shprehur që do të realizoni një duet me motrën tuaj, kur do të vij ai dhe do jetë një baladë apo një këngë ritmike?

Është në punim e sipër si projekt.

Blerta jeta juaj është mes Shqipërisë dhe Amerikës, ju ku ndiheni më komode?

Komode ndihem si në Amerikë ashtu edhe në Shqipëri.

Si u ndjetë mes artistëve shqiptar në Kënga Magjike?

Shumë mirë.

Krijuat miqësi?

Po kam krijuar miqësi me disa prej këngëtarëve.

Dimë që jeni duke xhiruar një film, kur do ta shohim atë?

Ju kërkoj ndjesë por nuk mund të flas për të para se të përfundohet si projekt.

Mes kërcimit ,aktrimit e kënges, ku ndiheni më mirë?

Nuk i ndaj dot. Them që kane lidhje të treja me njëra-tjetrën.

Nëse do të braktisnit një prej tyre, kush do të ishte ai?

Asnjë…

Si eshte Blerta si teze dhe në fakt do më duhet t'iu bëj një pyetje naive sa shumë e doni Grace?

E kam të vështirë të flas për veten, por shpresoj të jem tezja më e mirë në botë. (buzëqesh). Do pyes Grace sa të filloj të flas, çfarë mendon për mua si teze. E dua pafundësisht!

Me kë jetoni në New York?

Duhet ta them? (buzëqesh). Jetoj vetëm...për tani.

Si është një ditë e juaja e zakonshme atje?

Shumë e angazhuar si zakonisht.

Ku keni në plan ti kaloni festat e fund vitit?

Në New York, ku dhe do të performoj.
Blerta Gace
Sky's The Limit
[Teksti dhe Klipi]
(Thash&them)

Komente 0