Bojken Lako: Këngët Janë Panoramë E Asaj Që Përjetojmë
20-9-2013
Faktin që Bojken Lako është një prej artistëve më të veçantë të skenës shqiptare, tashmë s’e vë më askush në diskutim. Me një karrierë të gjatë në muzikë, pavarësisht shkëputjeve e rikthimeve të herë pas hershme, ai vazhdon edhe sot të mbetet ndër këngëtarët më të pëlqyer të muzikës rok. Ai në intervistën që dha për gazetën "Zëri" shpalos gjëra nga jeta e tij private, flet për martesën me Semi Jupaj dhe rrëfen për projektet e tij në të ardhmen.
- Ku dhe si keni filluar të merreni me muzikën?
- Unë kam filluar të merrem me muzikë, do të thotë kam krijuar grupin muzikor "The Fish Hook" në vitin 1992 kur isha në vitin e tretë të shkollës së mesme muzikore këtu në Tiranë, në atë vit kam bërë albumin e parë me 10 këngë të cilin me ndihmën e dy miqve të mi nga Tetova z.Gafurr Abdiu e aktori Refet Abazi munda që të incizoj në Shkup e të filloj këtë rrugë.
Kam studiuar për piano që në klasën e parë fillore e besoj që shtytja për t’u marrë me muzikë ka qenë e prindërve. Besoj që çdo fëmijë që i hyn kësaj rruge pastaj më vonë mendon që të merret seriozisht me të sepse është rruga më e afërt.
- Çfarë dëshiron Bojkeni të transmetoj me muzikën që e bën?
- Çfarë dëshiroj të transmetoj, gjithmonë këngët e mia janë si një panoramë e asaj që përjetojmë në realitet por që në fund gjithmonë duhet që të japim një zgjidhje pozitive, një mesazh pozitiv.
- Me çfarë po merreni tani?
- Për momentin kam krijuar një grup të ri muzikor "Bojken Lako Band" me të cilin po punojmë për të zotëruar një repertor të gjerë muzikor me qëllim që të këndojmë "live" me shpesh nëpër skena të mëdha apo të vogla. Testin e parë me këtë grup e bëmë në Prishtinë në "Music Wine and Beer Fest" ku mbetem shumë të kënaqur nga publiku i Prishtinës, e i Kosovës ashtu si gjithmonë.
- Çfarë roli ka muzika në jetën tuaj?
- Muzika duhet që të zë rolin më të madh në jetën time por nganjëherë e gjej vetën që kam bërë shumë pauza për shkak te jetës në përgjithësi. Më duhet të punoj edhe në televizion por në të ardhmen do merrem më shumë me muzikë.
- Mendimi i juaj për muzikën në Kosovë dhe Shqipëri?
- Për sa i përket muzikës në Kosovë dhe në Shqipëri, nuk do më vinte mirë të bëja krahasime por gjithmonë e ndjej që në Kosovë atë e udhëheq tingulli muzikor shqiptar e kjo është diçka shumë e mirë.
- Si u dashuruat dhe erdhi deri tek martesa?
- U dashurova me një artiste të re, Semi Jaupaj gjatë procesit të punës krijuese e kjo është rruga që na solli deri tek martesa ndonëse pa e bërë shumë publike.
- Çfarë do të ndryshojë në Shqipëri dhe në Kosovë?
- Në Shqipëri do të doja të ndryshonin njerëzit që kanë në dorë përparimin e këtij vendi nga ana kulturore, gjithashtu do të doja që njerëzit të mos ankohen aq shumë sa ankohen, do të doja që në përgjithësi njerëzit të kishin një jetë më të qetë ekonomike sepse është pak e egër jeta në Shqipëri në ketë aspekt, e pasigurt ka shumë gjëra që po të mendohesh gjatë mund të ndryshohen por nuk më takon mua.
Ndërsa në Kosovë nuk mund te them asgjë dhe nuk kam se çfarë të mendoj në këtë drejtim sepse mua me pëlqen shumë Kosova, ka shumë aspekte të jetës në Kosovë që në Shqipëri duhet të shohim se si veprojnë e si reagojnë njerëzit atje e me sa mundim kanë arritur që në kohë kaq të shkurtër të krijojnë shtet të tillë.
- Cili është pasioni juaj?
- Pasioni im është që të jap kontribut për fushën muzikore, duke krijuar një festival të përvitshëm mbarëshqiptar për të shpalosur vlerat më të mira muzikore tonat si komb. Po punoj për ketë aspekt.
- Ku e shihni veten pas 10 vitesh?
- Pas 10 vitesh duke bërë muzikë përsëri në një Evropë pa kaq shumë probleme, në Kosovë dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë si në një vend të vetëm.
- Cili është mesazhi i juaj për të rinjtë?
- Unë mendoj që mesazhet më të mira i japin të rinjtë por mesazhi im është që asnjëherë të mos harrojnë: "ëndrrat mund të bëhen një ditë realitet vetëm me këmbëngulje dhe me energjinë rinore."
- Çfarë dëshironi t’ju thoni fansave në Kosovë?
- Fansat në Kosovë i falënderoj shumë me të vërtet dhe them që janë një shtysë kryesore dhe një faktor që unë mendoj të merrem gjithmonë me muzikën.

(Zëri)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0