TEKSTESHQIP
Burbuqe Rada - Çasti I Fundit I Fëmijërisë
Burbuqe Rada
Çasti I Fundit I Fëmijërisë

Kënga vjen e kompozuar nga Tish Dajia.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Nuk e kuptoj pse u trishtova
Kur një pranverë, të dashurova
Njerëzit e mi, në atë çast pa gjumë
Ju desha më shumë

I fundit çast i fëmijërisë
U tremb nga fjalët e dashurisë
Nga flokët e mi, ra përmbi bar
Një fjongo e bardhë

Nuk e kuptoj pse unë vrapova
Kur si fëmijë të dashurova
Kur zemra më tha me mall e zjarr
Për ty jetoj

Ky çast në prag të dashurisë
Në drita yjesh larg u nis
Ne kemi mallë për të ngaherë
Në pranverë

O ky balon i fëmijërisë
U këput nga puthja e dashurisë
U tret, u tret në qiellin blu
N’sytë e tu.

Kontribuan:
Komente 0